Trepça e ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Engin Gençoglu nga ky klub, ndërkaq ka thënë se ilir Selmani do të vijë në krye të ekipit deri në fund të stinorit.
“Faleminderit Engin Gençoglu! Klubi i basketbollit Trepça njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Engin Gençoglu”, thuhet në komunikatën e Trepçës.
“Skuadrën deri në fund të plejofit e drejton Ilir Selmani, që deri më tani ishte në shtabin teknik”.
“Klubi e falënderon Gençoglun për kontributin e dhënë në skuadrën tonë. Bashkë kemi fituar Kupën e Kosovës dhe kemi arritur në finale të plejofit”.
“Të gjithë në klub janë të përkushtuar që skuadra të shfaqë më të mirën në ndeshjen e nesërme ndaj Pejës”
Aktualisht Trepça po luan në finalet e Superligës në basketboll, ku rezultati është 1:1.











