Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një statusi në Facebook i ka reaguar kryeministrit Kurti pas thirrjes së këtij té fundit që opozita t’i propozojë 3 kandidatë për president.
Ai i është drejtuar Kurtit se LDK mund ta propozojë Vjosa Osmanin nëse Kurti ia garanton 66 vota pér të, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“Ju lutem përcaktohuni a doni marrëveshje politike me LDK-në, apo i doni 90 vota edhe me PDK-në. Nëse është kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, atëherë nuk mund t’ju ndihmojmë. Kur të merreni vesh, e trajtojmë.” – shkruan ai.
Postimi i plotë:
I nderuar Kryeministër Kurti,
Meqë po komunikojmë në distancë,
Ju lutem përcaktohuni a doni marrëveshje politike me LDK-në, apo i doni 90 vota edhe me PDK-në. Nëse është kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, atëherë nuk mund t’ju ndihmojmë. Kur të merreni vesh, e trajtojmë.
Por, nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot pergjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të.
Ju faleminderit!













