Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas diskutimeve të fundit rreth çështjes së presidentit, duke shprehur habinë që një temë kaq e rëndësishme nacionale po trajtohet në rrjete sociale.Ai theksoi se çështja e presidentit është serioze dhe kërkon trajtim institucional, e jo debat publik në platforma online. Sipas tij, nga ajo që është kuptuar deri më tani, kryeministri Albin Kurti po synon sigurimin e 90 votave në Kuvend – diçka që, sipas Abdixhikut, LDK-ja nuk mund ta garantojë e vetme.
Abdixhiku shtoi se një marrëveshje e tillë do të kërkonte edhe bashkëpunim me PDK-në, duke rikujtuar se vitin e kaluar kishte propozuar një qeveri të unitetit, ide për të cilën ishte kritikuar. “Tani po shihet se VV-ja pa PDK-në nuk po mundet”, u shpreh ai.Nëse synohet një marrëveshje politike me LDK-në, Abdixhiku tha se partia e tij është e gatshme të japë propozimet e saj, duke përmendur si një nga opsionet edhe aktualen presidente Vjosa Osmani.











