Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AKB: Duke ndëshkuar Shqipërinë nuk mbrohet tregu vendor

07/05/2026 - 11:35
në Ekonomi, Lajme
A A
AKB: Duke ndëshkuar Shqipërinë nuk mbrohet tregu vendor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me masat dhe qasjen e fundit të Ministrisë së Bujqësisë dhe AUV-së ndaj produkteve të importuara, veçanërisht atyre me origjinë nga Shqipëria, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Kjo aleancë ka thënë se duke ndëshkuar Shqipërinë nuk mbrohet tregu vendor.

Komunikata e plotë:

AKB:DUKE NDËSHKUAR SHQIPËRINË NUK MBROHET TREGU VENDOR !

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh shqetësimin e saj lidhur me masat dhe qasjen e fundit të Ministrisë së Bujqësisë dhe AUV-së ndaj produkteve të importuara, veçanërisht atyre me origjinë nga Shqipëria.

AKB thekson se Kosova është nënshkruese e marrëveshjes CEFTA dhe Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, marrëveshje këto që garantojnë lëvizjen e lirë të mallrave, konkurrencën e ndershme dhe eliminimin e barrierave jo-tarifore në tregti.

Mbrojtja e konsumatorit dhe mbështetja e prodhimit vendor janë të domosdoshme, por ato nuk duhet të shndërrohen në masa administrative që pengojnë qarkullimin e mallrave dhe krijojnë barriera të fshehta tregtare ndaj produkteve “Made in Albania”.
Për bizneset e Kosovës dhe për AKB-në, tregu i Shqipërisë konsiderohet treg kombëtar, ashtu si edhe tregu i Kosovës për bizneset shqiptare. Çdo pengesë artificiale në kufi, çdo vonesë e panevojshme apo trajtim selektiv i produkteve shqiptare dëmton jo vetëm ekonominë shqiptare, por edhe vetë bizneset, konsumatorët dhe partneritetin ekonomik mbarëkombëtar.

AKB vlerëson se standardet e sigurisë ushqimore duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjitha produktet, pa diskriminim dhe pa krijuar klimë pasigurie për importuesit dhe prodhuesit shqiptarë.

Në vend të barrierave dhe kontrolleve selektive, institucionet duhet të fokusohen në luftimin e produkteve jokualitative pa dallim origjine, harmonizimin e standardeve Kosovë–Shqipëri, lehtësimin e procedurave doganore dhe fitosanitare si dhe krijimin e një tregu unik ekonomik shqiptar.

AKB kërkon që institucionet e Kosovës të respektojnë frymën e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe partneritetin strategjik Kosovë–Shqipëri, duke mos krijuar precedentë që mund të dëmtojnë raportet ekonomike ndërmjet dy vendeve tona.

Ekonomia kombëtar nuk forcohet me barriera mes shqiptarëve, por me bashkëpunim, standarde dhe treg të përbashkët tha Agim Shahini kryetar I AKB-së.

JU REKOMANDOJMË

Pak ditë para vendimit në Hagë, Kadrijaj: Mjerë ai shqiptar që ka bashkëpunuar me Serbinë

Kadrijaj: AAK-ja nuk do të bëhet pjesë e qeverisë Kurti 3
13/09/2026 - 22:11

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka shprehur bindjen se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen, ndërsa ka folur edhe për personat që, sipas saj, kanë deponuar dosje dhe...

Më shumëDetails

Përparim Rama: KRYEMINISTËR I VETËVENDOSJES DHE LISTËS SERBE – “Kënd ke me pre me gërshërë?”

Lëshuan sallën pasi konstatuan se plani zhvillimor ka të meta, Rama u reagon VV’së dhe PDK’së
13/09/2026 - 22:05

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pas zgjedhjes së Albin Kurtit për Kryeministër të Kosovës, duke e kritikuar mënyrën e sigurimit të votave dhe gjuhën e...

Më shumëDetails

Stradner: Rusia po i jep Vuçiqit “paketën për mbijetesën e regjimit”, intelegjenca ruse do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi

Stradner: Rusia po i jep Vuçiqit “paketën për mbijetesën e regjimit”, intelegjenca ruse do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi
13/09/2026 - 21:51

Analistja amerikane Ivana Stradner ka paralajmëruar për përfshirjen e shërbimeve serbe dhe ruse në procesin zgjedhor në Serbi, duke thënë se tashmë janë vërejtur përpjekje për të dëmtuar...

Më shumëDetails

Lladrovci: Jo të gjithë që marrin vota janë për politikë

Lladrovci: Jo të gjithë që marrin vota janë për politikë
13/09/2026 - 21:37

Opinion lidhur me gjendjen aktuale në politikën e Kosovës nga Ramiz Lladrovci. Opinioni i Lladrovcit në rrjetin social: Kaçamaku i politikës kosovare po gatuhet me turli mielli, me...

Më shumëDetails

Çitaku: Kurti po sillet si monark, kemi me përdorë çdo mjet politik e juridik me kthy demokracinë

Çitaku për bisedën Kusari-Lila – Radojiçiq: Të hetohet nga organet
13/09/2026 - 21:27

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, duke e akuzuar se po synon të “suspendojë çdo rregull”, përfshirë normat kushtetuese, politike, morale e njerëzore. Ajo...

Më shumëDetails

Reuters: Kuvendi i Kosovës e rizgjedh Albin Kurtin kryeministër, kriza politike vazhdon

Haxholli nga KDI: Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
13/09/2026 - 20:51

Reuters një nga agjencitë më të mëdha ndërkombëtare të lajmeve ka raportuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke theksuar se Albin Kurti është rizgjedhur kryeministër, por...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Mësohet arsyeja, ja pse Leonora Jakupi nuk ishte dje në Marshin për Çlirimtarët

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Deputeti i LDK-së i reagon VV-së: Lojë për të na çuar në zgjedhje, keni me marrë fund politikisht

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Vuçiq dje foli për pretendime të reja për Thaçin, sot deklarohet për KFOR’in dhe Kosovën

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Inspektorati i punës gjen shkelje flagrante të drejtave të punëtorëve në kompaninë e ujit “Rugove”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë