Një aksidenti mes një autoambulance dhe një veture ka ndodhur sot në rrugën “Sadik Rama” në Klinë ku janë lënduar katër persona.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar fillimisht në QKMF-Klinë, e më pas në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rugova.













