Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktgjykimi në fuqi, Dehari shkelës i konfirmuar, Kushtetuesja kërkon vazhdimin e seancës dhe që VV t’i bëjë numrat e të mos bllokojë

18/08/2025 - 17:46
në Lajme
A A
Aktgjykimi në fuqi, Dehari shkelës i konfirmuar, Kushtetuesja kërkon vazhdimin e seancës dhe që VV t’i bëjë numrat e të mos bllokojë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

10 ditë pasi njoftoi se ka marrë vendim në lidhje me bllokadën në Kuvendin e Kosovës, Gjykata Kushtetuese e publikoi të plotë aktgjykimin. Ai s’prodhoi ndonjë befasi ndryshe nga njoftimi dhe ishte në frymë të plotë me të. Deputeti më i vjetër, Avni Dehari, u nxor shkelës i Kushtetutës me këmbënguljen, të cytur nga partia e tij, për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri. Për të këputur zvarritjen e konstituimit në këtë stil nga Vetëvendosje, Kushtetuesja urdhëroi votim të hapur dhe jo më shumë se tri herë të propozohet emri i njëjtë. Krejt kjo duhet të bëhet për 30 ditë nga sot.

Gazeta Express

Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot më 18 gusht aktgjykimin e plotë rreth bllokadës në Kuvendin e Kosovës. Aktgjykimi u publikua në Gazetën Zyrtare dhe nga sot tashmë është në fuqi. Lënda ishte dorëzuar më 3 dhe 4 korrik nga deputetët e PDK-së dhe LDK-së, të cilët në vazhdimësi kanë akuzuar kryesuesin e seancës se po bën shkelje me hedhjen në votim për disa seanca radhazi të Komisionit për votim të fshehtë.

Këtë e konfirmoi Kushtetuesja, e cila e gjeti ‘fajtor’ Deharin për moskonstituimin e Kuvendit gjatë 30 ditëve që gjykata ia dha afat për të përfunduar konstituimin e Kuvendit përmes një aktgjykimi të nxjerrë në qershor.

Gjykata tha se kryesuesi i seancës tejkaloi kompetencat e tij, ndërsa tha se rendi i ditës i dakorduar mes grupeve parlamentare nuk bën të ndërrohet pas nisjes së seancës konstituive.

“Në vijim të elaborimit, Gjykata vëren se në seancat e mbajtura për konstituimin e Kuvendit brenda afatit 30 (tridhjetë) ditor pas hyrjes në fuqi të Aktgjykimit në rastin KO124/25, përkatësisht nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025 nuk është arritur që të votohet kandidati/tja për Kryetar të Kuvendit. Për pasojë, Gjykata vlerëson që veprimet e përsëritura të Kryesuesit për të zhvilluar dhe bashkërenduar mbajtjen e Seancës Konstituive në përputhje me Aktgjykimin e Gjykatës në rastin KO124/25, përbëjnë tejkalim të kompetencave formale dhe solemne të ndërlidhura me rendin e ditës së Seancës Konstituive, e cila njëherësh ka pasur për pasojë moskonstituimin e Kuvendit sipas përcaktimeve të paragrafit 1 të nenit 66, në ndërlidhje me paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 67 të Kushtetutës”, thuhet në pikën 126 të aktgjykimit.

Ndërkaq, në pikën 117, gjykata e thotë prerazi se respektimi i rendit të ditës të dakorduar është detyrim kushtetues.

“Thënë këtë, Gjykata tashmë ka konstatuar që rendi i ditës i Seancës Konstituive sipas paragrafit 4 të nenit 8 të Kreut IV të Rregullores së Kuvendit është akt formal, përmes të cilit në mënyrë taksative janë përcaktuar pikat e rendit të ditës, për konstituimin e Kuvendit. Si i tillë, rendi i ditës i Seancës Konstituive, në frymën e neneve 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës përfaqëson një detyrim kushtetues për deputetët e zgjedhur të Kuvendit në përfundimin e Seancës Konstituive me realizmin e të gjitha pikave të rendit të ditës për konstituimin e Kuvendit brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë. Ashtu siç është theksuar në Aktgjykimin e saj në rastin KO124/25, Gjykata sërish nënvizon që Kreu IV (Konstituimi i Kuvendit) i Rregullores së Kuvendit nuk përmban asnjë referencë në nenet 53 (Ndryshimi i rendit të ditës) dhe 57 (Mocionet procedurale), si dhe as në nenin 122 (Interpretimi i Rregullores së Kuvendit) (shih, paragrafin 176 të Aktgjykimit në rastin KO124/25)”.

Në pikën pasuese, 118, gjykata tha se posaçërisht pas hyrjes në fuqi të aktgjykimit të qershorit, Dehari, në përmbushjen e detyrës si drejtues i punimeve të Seancës Konstituive dhe në frymën e mirëbesimit dhe bashkëpunimit me të gjithë deputetët e zgjedhur ka pasur për detyrim zbatimin e konstatimeve të gjykatës në qershor, të cilat në mënyrë të qartë dhe të saktë përcaktonin detyrimet e tij dhe të të gjithë deputetëve për përfundimin e Seancës Konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Çka duhet të bëjë tash Dehari?

Në pikën 160, Gjykata Kushtetuese tashmë ka detyruar atë të dalë nga qëndrimi i tij këmbëngulës dhe të ftojë partinë e tij, si subjekti më i madh parlamentar, që të propozojë emrin e kandidatit apo kandidates për postin e kryeparlamentarit. Por, këtë herë Vetëvendosje nuk do të mund të rezistojë në pafundësi me të njëjtin emër meqë ka vetëm tri herë në dispozicion për ta hedhur në votim emrin e njëjtë. Dhe për ta bërë këtë do të ketë kohë 30 ditë.

“Rrjedhimisht, Gjykata konstaton që Kryesuesi i Seancës Konstituive duhet të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë. Rrjedhimisht, Gjykata në vijim përcakton që deputetët e zgjedhur të Kuvendit duhet të zgjedhin Kryetarin/en dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas pikave 3 dhe 4 të rendit të ditës të Seancës Konstituive brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi”, obligoi Kushtetuesja.

Vetëvendosje, të cilës s’i pëlqeu vendimi i Kushtetueses kur njoftoi pikat kryesore të aktgjykimit, në kundërshtinë e saj ngriti pyetjen se pse pikërisht u dhanë tri herë për propozim të emrit të njëjtë, duke thënë se këtë Kushtetuesja s’e ka në mandat ta përcaktojë.

Në aktgjykimin e plotë, Kushtetuesja ia dha përgjigjen.

Gjykata thotë se propozimi i vazhdueshëm për votimin e një kandidati apo kandidateje të njëjtë për kryeparlamentar/e nuk duhet ta bllokojë Kuvendin dhe ta pamundësojë arritjen e shumicës së votave të nevojshme (61).

“Në këtë kontekst, Gjykata konsideron që propozimi i vazhdueshëm për votim të kandidatit/es së njëjtë për Kryetar/e të Kuvendit nga ana e grupit më të madh parlamentar nuk duhet të shërbejë si mekanizëm i bllokimit që do të pamundësonte arritjen e shumicës së votave të të gjithë deputetëve. Për këtë qëllim, Gjykata vlerëson që përcaktimi i një mekanizmi debllokues për propozimin e kandidati/es për Kryetar/e të Kuvendit konsiderohet si i domosdoshëm dhe në mënyrë thelbësore do t’i shërbente përmbushjes së detyrimit kushtetues për konstituimin e Kuvendit dhe fillimin e funksionimit të tij si organ përfaqësuesi i sovranit. Në dritën e këtij elaborimi, Gjykata vlerëson që në rast të dështimit të arritjes së shumicës së votave të të gjithë deputetëve për zgjedhjen e Kryetarit/es të Kuvendit, votimi i kandidatit/es të propozuar për Kryetar/e të Kuvendit mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”, thuhet në arsyetimin e Kushtetueses.

Këtë, Kushtetuesja tha se e bazon në “frymën e Kushtetutës për zgjedhjen e krerëve të institucioneve”.

Ndonëse shpesh kanë kundërshtuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese që s’i kanë pëlqyer, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sot në një prononcim për media tha se gjithmonë kanë respektuar vendimet e kësaj gjykate.

Por, për këtë të fundit, që do të mund të zgjidhte krizën institucionale në të cilën Kosova ka hyrë tash e saj, Kurti la hapësirë të mendohej se ky do të jetë një ‘përjashtim’ në ‘praktikën’ e partisë për respektim të vendimeve të Kushtetueses.

“Nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që Qeveria e Kosovës me mua si Kryeministër nuk e ka respektuar. Dhe nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, të cilin edhe unë si kryetar i VV-së, nuk e kam respektuar. Por kur më pyesin sërish a do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kjo më bën të mendoj që do të jetë i pazakonshëm, i padrejtë, i padurueshëm, saqë ndoshta duhet ta konsiderojmë se çfarë duhet të bëjmë”, tha Kurti.

Ndryshe nga ai, partitë tjera sot i bënë thirrje kryesuesit Dehari që sa më parë ta thërrasë seancën për të vazhduar përpjekjet tashmë me rregulla të reja për konstituim të Kuvendit. Dehari është i obliguar që seancën ta thërrasë brenda 48 orëve meqë masa për pezullim të përkohshëm ka skaduar.

JU REKOMANDOJMË

Kur do e thërrasë seancën? Flet Dehari: Kur të ketë marrëveshje, s’ka sanksione për afatet

Kur do e thërrasë seancën? Flet Dehari: Kur të ketë marrëveshje, s’ka sanksione për afatet
11/08/2026 - 13:59

Kryesuesi Avni Dehari, ka folur për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Para mediave, Dehari tha se seanca do të thirret kur të ketë marrëveshje mes partive. “Seancën...

Më shumëDetails

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për gjetjen e një personi të dyshuar për “vrasje në tentativë”

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për gjetjen e një personi të dyshuar për “vrasje në tentativë”
11/08/2026 - 13:52

Policia e Kosovës ka publikuar njoftim për kërkimin e Vezir (Ramush) Hazirajt, i lindur më 21 shtator 1997, i cili dyshohet se është i përfshirë në një rast...

Më shumëDetails

Cakolli: Haxhiu mund të mbetet u.d. Presidente edhe pas betimit si deputete, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit

Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
11/08/2026 - 13:30

Hulumtuesi i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka deklaruar se Albulena Haxhiu mund të vazhdojë ta ushtrojë detyrën e ushtrueses së Presidentes edhe pas...

Më shumëDetails

Hoxha i reagon Gjuriqit për çështjen e lumit Ibër: Lumenjtë duhet të bartin ujë, jo kërcënime

Hoxha i reagon Gjuriqit për çështjen e lumit Ibër: Lumenjtë duhet të bartin ujë, jo kërcënime
11/08/2026 - 13:23

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, i ka reaguar ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, duke theksuar nevojën për dialog, besim dhe...

Më shumëDetails

Kërçeli: Para se ta thërrasim seancën, presim një marrëveshje politike

Deputeti Ilir Kërçeli i bën thirrje Shqipërisë ta shpallë non grata ministren serbe
11/08/2026 - 13:02

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka folur për thirrjen e seancës së re, afatet kushtetuese dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes subjekteve politike për...

Më shumëDetails

Gruda për dallimin mes PDK dhe VV: “Unë lexoj dosje tri orë, një koleg i VV-së del në TikTok”

Gruda i PDK-së: S’ka asnjë ndryshim të pozicionit
11/08/2026 - 12:39

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka zbërthyer në thelb dallimin mes partive konvencionale, aktualisht në opozitë dhe partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Duke trajtuar mungesën e rikthimit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    262 Shpërndaje
    Shpërndaje 105 Tweet 66
  • A do të fillojë mësimi në Kosovë me 1 shtator? Jep përgjigje ministria e Arsimit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Rrahja mes dy grupeve në Viti, policia nis hetimet

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Caktohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë