Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ak’uza e re ndaj Thaçit, Lekaj: Kërkojmë nga ndërkombëtarët të garantojnë proces të drejtë dhe transparent

07/12/2024 - 09:53
në Lajme
A A
Ak’uza e re ndaj Thaçit, Lekaj: Kërkojmë nga ndërkombëtarët të garantojnë proces të drejtë dhe transparent
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë ditës së djeshme, Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Lidhur me këtë, ka reaguar deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i cili kërkon nga institucionet ndërkombëtare të garantojë proces të drejtë dhe transparent.

Po ashtu, Lekaj thotë se akuzat e reja po ngrenë pyetje serioze rreth qëllimeve dhe metodologjisë së Gjykatës Speciale.

Reagimi i plotë:

Ngritja e aktakuzës së re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë është një zhvillim që ngre pyetje serioze rreth qëllimeve dhe metodologjisë së Gjykatës Speciale. Ky institucion, që fillimisht u prezantua si garantues i drejtësisë për pretendimet ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po vazhdon të ngjallë dyshime rreth standardeve të dyfishta që përdor dhe ndikimit politik që mund të ketë mbi proceset ligjore.

Në vend që të kontribuojë në qartësimin e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë, Gjykata duket sikur po fokusohet në ndjekjen e liderëve të luftës, duke injoruar kontekstin historik dhe sfidat ekzistenciale të Kosovës gjatë luftës për çlirim. Akuzat për “pengim të drejtësisë” ngjajnë më shumë si përpjekje për të ndëshkuar individë të caktuar sesa për të adresuar çështje reale ligjore.

Për më tepër, ky zhvillim mund të thellojë ndarjet politike dhe shoqërore në Kosovë, në një kohë kur vendi ka nevojë për unitet dhe përqendrim te reformat demokratike dhe integrimi euroatlantik. Drejtësia nuk mund të përdoret si instrument për të delegjitimuar luftën e drejtë të një populli për liri dhe pavarësi.

Ne kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare që të garantojnë një proces të drejtë dhe transparent, të mbështetur në prova të pakundërshtueshme dhe larg ndikimeve politike.

Lufta jonë për liri nuk mund të zbehet nga sulmet që kanë për qëllim të deformojnë historinë tonë dhe të dëmtojnë udhëheqësit tanë që kanë mbrojtur dinjitetin kombëtar.

JU REKOMANDOJMË

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë
17/10/2026 - 01:14

Koloneli amerikan Jabari Miller, i cili ka marrë drejtimin e Komandës Rajonale-Lindje të misionit të KFOR-it, ka deklaruar se ushtarët amerikanë janë të gatshëm të bashkëpunojnë me aleatët...

Më shumëDetails

Historia prekëse që fshihet pas babait dhe bebushes që vendosën paqen në protestë

Historia prekëse që fshihet pas babait dhe bebushes që vendosën paqen në protestë
17/10/2026 - 01:11

Elisi dhe bebushja e tij, të cilën e mbante në kangur, teksa ngjiti shkallët e kryeministrisë, u kthyen sot në simbolin e paqes së protestës, që prej orësh...

Më shumëDetails

Berisha: Albin Kurti është ekspert i helmimit të shoqërisë, e ka kapur shtetin!

Berisha: Albin Kurti është ekspert i helmimit të shoqërisë, e ka kapur shtetin!
16/10/2026 - 22:52

Deputeti i Aleancës Bekë Berisha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke pretenduar se ai ka përqendruar ndikimin në institucionet e vendit, përfshirë prokurorinë, gjykatat dhe ekonominë. Berisha në...

Më shumëDetails

Klan Shqipëria: Dy kosovarë të arrestuar në protestë, simpatizantë të Albin Kurtit që erdhën me autobus edhe me disa të tjerë

Klan Shqipëria: Dy kosovarë të arrestuar në protestë, simpatizantë të Albin Kurtit që erdhën me autobus edhe me disa të tjerë
16/10/2026 - 22:47

Dy protestues nga Kosova janë arrestuar pas akteve të dhunshme gjatë protestës në Tiranë, raporton Klan Shqipëria. Sipas deklarimeve të tyre në komisariat, ata janë simpatizantë të Albin...

Më shumëDetails

Zëdhënësi i Aleancës i përgjigjet ashpër Pecit: Jeni një shpi budallë, e ti je bira e fundit e kavallit!

Zëdhënësi i Aleancës i përgjigjet ashpër Pecit: Jeni një shpi budallë, e ti je bira e fundit e kavallit!
16/10/2026 - 22:26

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të GUXO-s, Faton Peci, pas deklaratave të këtij të fundit për zyrtarët e Aleancës, të cilët tha se...

Më shumëDetails

Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?
16/10/2026 - 22:18

Kampi i Njesive Speciale në Vrellë Këto pamje nuk supozohet të i shihte askush. Sepse janë hapësira të ndjeshme shtetërore të sigurisë. Por Matt Nadin, që thotë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë