Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Albin, nuk ia VLEN!

26/04/2024 - 18:04
në Opinione
A A
Albin, nuk ia VLEN!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kolicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut nuk i bëri punë mbështetja e Albin Kurtit. Kryeministri i Kosovës pa pikë nevojë u fut si një pykë çarëse në zgjedhjet atje, duke bërë më shumë dëm sesa dobi.

Imer Mushkolaj

Kryeministri i Kosovës zgjodhi të përzihet në zgjedhjet e shtetit fqinj, Maqedonisë së Veriut, duke mbështetur parti shqiptare të mbledhura në koalicionin VLEN. Në një lëvizje shumë të kritikuar, Albin Kurti nuk ngurroi që kryetarët e partive që përbëjnë koalicionin t’i presë disa herë në zyrën e tij kryeministrore, duke u dhënë haptazi mbështetje kundër koalicionit tjetër të kryesuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Megjithatë, rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale tregoi se kjo mbështetje nuk bëri punë. Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani, ia doli të fitojë rreth 40 mijë vota më shumë se ai i VLEN’it, Arben Taravari, duke i dhënë kështu një goditje opozitës shqiptare të mbështetur fort nga Kurti.

Ndërkohë që zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 8 maj, Kurti është kujdesur që në listat e VLEN’it të jenë edhe tre kandidatë nga Lëvizja Vetëvendosje. Por, gjykuar nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale, është pak e besueshme që të përkëdhelurit e Kurtit të dalin të parët ndër shqiptarë.

Duke përkrahur njërin krah të politikës shqiptare, Kurti dërgoi mesazh përçarjeje, e jo bashkimi. Në përpjekje për të shtrirë ndikimin edhe në shtetin fqinj, duket se Kurti nuk ka mësuar asgjë nga disfata në Shqipëri. Por, parë nga perspektiva e raporteve ndërshtetërore dhe jo vetëm, ndërhyrja e tij në Maqedoninë e Veriut është e panevojshme dhe e dëmshme.

Politikanët e VLEN’it mund ta kenë keqkuptuar mbështetjen nga Kurti si punë të kryer për të arritur rezultat të mirë dhe për ta mposhtur Osmanin në zgjedhje. Por, ndryshe nga ta, qytetarët patën tjetër qasje. Kurti mund të jetë i pëlqyer nga shqiptarët atje, por “kur vjen puna te puna”, pra, kur bëhet fjalë për zgjedhje, ata votojnë në mënyrë më racionale se që mendohet.

VLEN’it duket të mos i ketë bërë punë përpjekja që të paraqitet si opsioni i vetëm “shqiptar” në zgjedhje, duke lënë të nënkuptohet se blloku tjetër shqiptar, i përbërë edhe nga parti pakicash, nuk ishte tamam i tillë. Të petendosh një gjë të tillë në një shtet si Maqedonia e Veriut është budallallëk. Aq më tepër kur kandidati për president, Taravari, ka arritur të zgjidhet kryetar komune pikërisht me votat e pakicave.

* * *

Akuzat dhe sulmet e koaliciont VLEN kundër Frontit Europian shkuan aq larg, sa që Bujar Osmanin e cilësuan edhe tradhtar. Ai u akuzua se me planin e tij nëntëpikësh për zgjidhjen e krizës në veriun e Kosovës “i bëri favor Serbisë dhe kriminelëve të saj”. Kështu, këshilltari i Albin Kurtit dhe kandidat për deputet i Vetëvendosjes në Maqedoni, publikoi në rrjetet sociale poster në të cilin shihej Osmani i “shpallur” person non-grata, duke e quajtur kandidat të Lavrovit. “Të rinjtë nga Mitrovica nuk mund ta falin tradhtinë e Bujar Osmanit. Plani nga Bujari i kishte të gjitha kërkesat e njëjta që Serbia dhe Vuçiqi i ka pasur për Qeverinë e Kosovës. Prandaj, Bujari është non-grata në Mitrovicë”, shkruante ai.

Me ndihmën e zyrtarëve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Osmani u portretizua si “e keqja e madhe” e shqiptarëve dhe një ndër aleatët e presidentit të Serbisë. VLEN mendonte se duke e poshtëruar atë dhe me ndihmën e Albin Kurtit do të arrinte sukses në zgjedhje. Por, doli të mos jetë kështu.

Ndihma më e madhe që Kurti mund t’ua jep shqiptarëve në shtetin fqinj është që të mos iu përzihet në punët e tyre, të mos provojë t’ua diktojë votën e as vendimmarrjen. Ai nuk e ka përkrahur VLEN’in si kryetar partie, por si kryeministër, sepse përgjegjësit e këtij koalicioni i ka pritur disa herë në zyrën qeveritare.

Kurti dhe as Vetëvendosja nuk kanë moralisht të drejtë që të ankohen se Serbia po provon të përzihet në zgjedhjet në Kosovë, ndërkohë që vetë këta përzihen në Maqedoninë e Veriut. Natyrisht, qëllimi i përzierjes në punë të brendshme dhe efektet janë të ndryshme nga të dyja palët.

Me apo pa vetëdije, Kurti më shumë e ka dëmtuar, sesa ndihmuar VLEN’in. Mbase e ka kuptuar se s’ia VLEN të përzihet.

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë