Haxhiu tha se Kuvendi ka përmbyllur një proces të gjatë dhe të vështirë politik, duke arritur marrëveshje dhe zgjidhje institucionale.
Ajo gjithashtu theksoi se ushtrimin e detyrës së Presidentes e ka parë si një përgjegjësi të veçantë, me përkushtim për ruajtjen e vazhdimësisë së funksionimit të shtetit deri në zgjedhjen e Presidentes së re.
Postimi i plotë:
Uroj Presidenten e re të Republikës së Kosovës, akademiken Justina Shiroka Pula, dhe i dëshiroj shumë mbarësi në ushtrimin e detyrës së saj, në shërbim të vendit dhe të të gjithë qytetarëve.
Kuvendi i Republikës së Kosovës përmbylli një proces të gjatë dhe të vështirë politik, duke arritur marrëveshje dhe duke gjetur zgjidhje institucionale.
Për mua ka qenë një nder i veçantë të ushtroj detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës në një periudhë me përgjegjësi të mëdha institucionale. Këtë detyrë e kam ushtruar me respekt të plotë për institucionin dhe me përkushtim, duke u angazhuar që të ruhet vazhdimësia e funksionimit të shtetit deri në zgjedhjen e Presidentes së re.














