Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka Pula.
Ambasada amerikane ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta.
“Ambasada e SHBA-së mezi pret të punojë me Justina Shiroka Pulën, presidenten e sapo zgjedhur të Republikës së Kosovës. Ambasada e SHBA-së mbetet e përkushtuar për të punuar me institucionet e Kosovës për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.
Shiroka Pula u zgjodh presidente e Kosovës më 7 tetor, duke marrë 81 vota në Kuvendin e Kosovës.













