Vrasja në Pogragjë të Gjilanit mbrëmjen e së dielës ka tronditur këtë komunë, e ndodhur vetëm pak ditë para vrasjes së dyfishtë.
Burime të Gazetës Insajderi kanë bërë të ditur se dorasi është Remzi Arifi, i cili është në kërkim policor si i dyshuar për vrasjen e djalit të tij. Të njëjtat burime bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Bajram Arifi, i moshës rreth 29-vjeçare.

Bajram Arifi, viktima

Remzi Arifi, i dyshuari
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 19:30, më 11 tetor.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe Prokurori i Shtetit”, ka njoftuar Osmani.
Ndërkohë, sipas informacioneve fillestare, i dyshuari Remzi Arifi dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është i njohur për organet e rendit dhe se është vënë në kërkim policor.
Deri më tani, motivi i vrasjes nuk është bërë i ditur.














