Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasadori serb në Mal të Zi shpalon masat të cilat Vuçiqi do të kërkojë të ndërmerren

13/09/2024 - 12:24
në Kryesore, Lajme
A A
Ambasadori serb në Mal të Zi shpalon masat të cilat Vuçiqi do të kërkojë të ndërmerren
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Zgjedhjet urgjente, kthimi i policëve serbë, gjyqtarëve, Asociacioni, lirimi i të burgosurve politikë, zhbllokimi i importit të mallrave serbe” – ky është qëndrimi zyrtar i Serbisë për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës, të cilin e ka prezantuar ambasadori serb në Mal të Zi, Nebojsha Rodiq.

“Kriza në veri të Kosovës u intensifikua edhe më shumë në fillim të kësaj vere. Po mbyllen institucionet kryesore administrative të Republikës së Serbisë në Kosovë”, ka vazhduar ky diplomat serb

“Pas tensioneve të fundit të kësaj javë, dhe në pritje të fjalimit të presidentit serb sot në orën 18:00, ku, siç ka paralajmëruar në fillim të kësaj jave, do të paraqesë një sërë kërkesash dhe masash që Serbia do të ndërmarrë në mes të krizës në veri të Kosovës dhe pozitës gjithnjë e më të vështirë të serbëve atje”, çfarë mund të pritet, prezanton ambasadori serb në Mal të Zi, transmeton Paparaci.

Me këtë rast, Rodiqi ka dashur të njoftojë kryetarin e Kuvendit, si person i parë i institucionit më të rëndësishëm në Mal të Zi, me qëndrimin zyrtar të Republikës së Serbisë, i cili pasqyrohet në disa pika për “zgjidhjen e problemit ekzistues jashtëzakonisht të vështirë, krizës në Kosovë”, raportojnë mediat serbe.

Dhe pikat janë:

“- Që sa më shpejt të organizohen zgjedhjet e lira në komunat në veri të Kosovës, ku pushtetin tash e ushtrojnë individë që nuk kanë bazë në vullnetin e qytetarëve të këtyre komunave.

– Kthimi urgjent i 700 policëve të nacionalitetit serb në shërbim të “institucioneve të përkohshme” që duhet të rikthejnë sigurinë dhe qetësinë në komunat në veri, sepse atje “këto ditë po kërcënohen të drejtat elementare të njeriut”.

– Zgjidhja e problemit që u ngrit në fushën e drejtësisë sepse që nga ardhja e kreut të “institucioneve të përkohshme” në Kosovë, z. Albin Kurti në pushtet, nuk flet më për rikthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin gjyqësor, i cili u nënshkrua me Marrëveshjen e Brukselit.

– Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

– Lirimi i të gjithë personave të burgosur për arsye politike, duke vënë në dukje se këta persona fillimisht ndalohen dhe vetëm më pas akuzohen për krimin që dyshohet se kanë kryer.

– Kërkimi i zgjidhjes së bllokadës së importit të produkteve nga Serbia në Kosovës, sepse tashmë kanë kaluar 14 muaj nga fillimi i kësaj ndalese, ndërsa BE, i cili angazhohet për qarkullim të lirë të njerëzve, informacioneve dhe mallrave, nuk ka bërë asgjë për të zgjidhur këtë problem”.

JU REKOMANDOJMË

Nga propaganda e Millosheviqit te pushteti autoritar 14-vjeçar: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit

Nga propaganda e Millosheviqit te pushteti autoritar 14-vjeçar: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit
25/10/2026 - 22:49

Pas 14 vjetësh dominimi në politikën serbe, Aleksandar Vuçiq ka pranuar humbjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 25 tetorit, duke paralajmëruar fundin e një epoke politike që...

Më shumëDetails

Festë në Beograd pas disfatës së Vuçiqit: Qytetarë në rrugë

Festë në Beograd pas disfatës së Vuçiqit: Qytetarë në rrugë
25/10/2026 - 22:22

Qindra qytetarë janë mbledhur në qendër të Beogradit për të festuar, pas publikimit të projeksioneve të para që tregojnë fitoren bindëse të Listës Studentore ndaj Aleksandar Vuçiqit. Në...

Më shumëDetails

Visar Mehmeti pritet të bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë

Visar Mehmeti pritet të bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë
25/10/2026 - 22:06

“Koalicioni Shqiptar” është drejt sigurimit të dy mandateve në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Sipas rezultateve dhe përllogaritjeve preliminare, Shaip Kamberi pritet të sigurojë mandatin e deputetit, ndërsa Visar...

Më shumëDetails

Disfatë brutale për Vuçiqin: Studentët fitojnë bindshëm, sigurojnë 52% të votave sipas projeksioneve

25/10/2026 - 21:54

Lista Studentore pritet të fitojë bindshëm zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke siguruar shumicën absolute në Parlament, sipas projeksionit të parë të Ipsos dhe CeSID. Sipas rezultateve të projektuara,...

Më shumëDetails

Vuçiq e pranon humbjen: Lista Studentore do të ketë më së shumti mandate në Parlamentin e Serbisë

Vuçiq e pranon humbjen: Lista Studentore do të ketë më së shumti mandate në Parlamentin e Serbisë
25/10/2026 - 21:44

Aleksandar Vuçiq e ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, duke deklaruar se Lista Studentore ka fituar garën zgjedhore. “Është e qartë se ne...

Më shumëDetails

Mbyllet votimi në Serbi, Vuçiq: Nëse humbasim, do ta njohim rezultatin

25/10/2026 - 21:26

Pas mbylljes së vendvotimeve në zgjedhjet parlamentare në Serbi, presidenti Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se partia e tij do ta pranojë rezultatin, pavarësisht nëse fiton apo humbet. Pas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Mbyllet votimi në Serbi, Vuçiq: Nëse humbasim, do ta njohim rezultatin

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • E rëndë: Ky është 79-vjeçari që u gjet i shtrirë në rrugë në Likoc të Skenderajt, ndërroj jetë në emergjencë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pushteti i Vuçiqit po e bën gati xhandarmërinë për t’i shtypur sonte protestuesit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë