Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasadori suedez: Kosova ka nevojë për unitet politik, kompromisi është forcë, e jo dobësi

28/06/2026 - 10:05
në Kryesore, Lajme
A A
Ambasadori suedez: Kosova ka nevojë për unitet politik, kompromisi është forcë, e jo dobësi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka bërë thirrje për unitet dhe kompromis mes partive politike në Kosovë, duke vlerësuar se zvarritja e procesit të formimit të institucioneve po ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik të vendit.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Westerlund tha se vështirësitë në krijimin e qeverive nuk janë vetëm fenomen në Kosovë, por po shfaqen gjithnjë e më shumë edhe në vende të tjera evropiane.

“Fatkeqësisht, ky është një fenomen që po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm në mbarë botën po bëhet më i vështirë formimi i koalicioneve qeverisëse dhe krijimi i qeverive. Por Kosova, si një shtet i ri, është shumë më e ndjeshme ndaj këtyre sfidave sesa shtetet e tjera. Mendoj se është e rëndësishme që të gjitha partitë politike të përpiqen të gjejnë një lloj uniteti kombëtar dhe më pas të formojnë një qeveri. Nuk do të veçoj ndonjë aktor të caktuar si fajtor. Besoj se të gjithë duhet të bashkohen dhe të krijojnë një frymë uniteti kombëtar”, tha Westerlund.

Ambasadori suedez tha se pret certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit dhe fillimin e konsultimeve për krijimin e qeverisë, duke u bërë thirrje partive politike që të tregojnë gatishmëri për kompromis.

“Po, sigurisht. Ende po presim rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve dhe e kuptoj që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të fillojë konsultimet sapo të kemi rezultatet përfundimtare. Unë mund t’u bëj thirrje të gjitha partive politike të bëjnë kompromise. Në pjesën e Evropës prej nga vij unë, kompromisi nuk shihet si dobësi, por si forcë. Kjo situatë po vazhdon prej shumë kohësh dhe mendoj se është e rëndësishme që të gjitha partitë politike të bashkohen dhe të krijojnë një lloj uniteti kombëtar. Siç thashë, kjo po ndodh edhe në vende të tjera evropiane dhe në vende të tjera të botës, por Kosova është më e cenueshme se shumë vende të tjera. Kjo po pengon zhvillimin ekonomik të vendit dhe, si pasojë, do të ketë më pak mundësi punësimi. Prandaj është e rëndësishme të ecet përpara. Kosova ka një nga kushtetutat më moderne në botë. Pra, kushtetuta nuk është domosdoshmërisht sfida; më tepër sfidë është zbatimi i saj. Megjithatë, ndoshta duhet të ketë një diskutim se si partitë politike mund të bashkëpunojnë në të ardhmen dhe të shqyrtojnë kushtetutën, për të arritur një marrëveshje se si qeveritë mund të formohen më lehtë në të ardhmen.”, tha Westerlund për Ekonomia Online.

Ai tha se situata politike në Kosovë po ndiqet me shqetësim edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

“Kosova nuk është e vetmja në këtë situatë. Nuk dua të përmend vende të tjera, por kjo po ndodh edhe në pjesë të tjera të Evropës. Megjithatë, mendoj se kryeqytetet e rajonit janë të shqetësuara. Ka shqetësim në Bruksel dhe besoj se shumë kryeqytete evropiane, përfshirë Stokholmin, janë gjithashtu të shqetësuara. Prandaj duhet të gjendet një zgjidhje”, u shpreh ai.

Westerlund, ritheksoi se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe se krijimi i institucioneve funksionale është i domosdoshëm për avancimin e vendit në procesin e integrimit evropian.

“Kosova e ka vendin në Bashkimin Evropian. Mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjithë politikanët të ulen bashkë dhe të shohin se si Kosova mund të bëhet anëtare sa më shpejt të jetë e mundur. Siç e dini, Shqipëria dhe Mali i Zi po ecin përpara drejt anëtarësimit në BE dhe mund të bëhen anëtare brenda pak vitesh. Është e rëndësishme që edhe Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të ndjekin të njëjtën rrugë sa më shpejt që të jetë e mundur. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme për Kosovën. Kjo do të thotë më shumë vende pune, një qeverisje më të qëndrueshme dhe më shumë stabilitet. Në të ardhmen, anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe më pas në NATO do të sillte përfitime të mëdha për vendin.”, tha Westerlund.

JU REKOMANDOJMË

Japonia goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm

Tërmet në Kosovë
28/06/2026 - 10:50

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi brigjet e Prefekturës Iwate herët të dielën, i fundit në një valë lëkundjesh që kanë tronditur zonën. Tërmeti, i cili ndodhi...

Më shumëDetails

Trump kërcënon BE-në me tarifa 100%

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
28/06/2026 - 10:17

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka rikthyer tensionet tregtare me Evropën, duke paralajmëruar vendosjen e tarifave deri në 100% ndaj vendeve që aplikojnë taksa digjitale mbi kompanitë amerikane....

Më shumëDetails

Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij

Babai me dy fëmijët e mitur vdiqën në Malishevë si pasojë e zjarrit
28/06/2026 - 09:49

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë, mëngjesin e së premtes, rreth orës 09:55. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në vendin...

Më shumëDetails

Vëllezërit bëhen “kërrsh” mes vete në Obiliq për shkak të një prone, ndalohen për 48 orë

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
28/06/2026 - 09:45

Dy vëllezër janë arrestuar pasi janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një pronë. Rasti ka ndodhur në Obiliq. Sipas policisë, njëri prej të dyshuarve...

Më shumëDetails

Nëse ia mësyni Shqipërisë, këto temperatura ju presin

Nëse ia mësyni Shqipërisë, këto temperatura ju presin
28/06/2026 - 09:31

Shqipëria do të përfshihet këtë të diel nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin. Temperaturat do të...

Më shumëDetails

Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
28/06/2026 - 09:16

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit i ka publikuar çmimet e derivateve për sot dhe nesër. Sipas MINTI-t, gjatë këtyre dy ditëve një litër naftë/ dizell do...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • Kompleksi i Bujaria Home drejt përfundimit, bëhu me banesën e ëndrrave në Mitrovicë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këta janë dy policët që u rrahën në stacionin policor në Prishtinë

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • ‘Ai është….’, Juli flet për ‘partnerin’ në procesin e pritjes së ëmbël

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dyshohet se la maunën me mall 20 mijë euro të kalojë pa kontroll, suspendohet doganieri Arton Lushaku

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë