Një rast i dyshuar i ngacmimit seksual ndaj një nxënëseje të mitur ka tronditur komunitetin e American School of Kosova në Shkabaj të Obiliqit, ku autoritetet kanë arrestuar një person që punonte si shofer pranë këtij institucioni arsimor.
Rasti është raportuar më 8 qershor 2026 nga një punonjëse e shkollës, e cila ka njoftuar Policinë lidhur me dyshimet për ngacmim ndaj një nxënëseje të mitur.
Si i dyshuar është arrestuar Rr. L, i cili ishte i angazhuar si shofer pranë American School of Kosova.
Lidhur me rastin Gazeta Online Veriu.info ka dërguar pyetje në adresë të American School of Kosova, duke i pyetur se çfarë veprime kanë ndërmarrë pas arrestimit të punonjësit të tyre, nëse e kan suspenduar nga puna, a ka pasur raste të ngjashme në të kaluarë, si dhe çfarë veprime do të ndërmarrin për mbrojtjen e nxenëseve nga ngacmimet seksuale në të ardhmen.
Por American School of Kosova ka vendosur që të hesht duke mos kthyer as edhe një përgjigje të vetme përballë një skandali kaq të madh.
Kujtojmë se me vendim të Prokurorit kujdestar, pas përfundimit të procedurave fillestare policore, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Ngacmim seksual”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të ngjarjes./Veriu.info/












