
Janë prezantuar listat zgjedhore të kandidatëve për deputet nga radhët e të gjitha subjekteve politike që garojnë me 9 shkurt.
Analistët e “Debat Plus” kanë përzgjedhur të preferuarit e tyre nga lista e PDK-së, ndërsa në përzgjedhjen e analistëve figuronte emri i deputetit më aktiv të Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, përcjellë Ballkani.info.
“Po të më pyesni mua, Bekim Haxhiu është një prej deputetëve më aktiv që ka qenë i PDK-së, pavarësisht se si mund ta shohin njerëzit nga jashtë, edhe në çështje të shëndetësisë, poashtu ekonomike, prandaj mendoj se më të vërtëtë është një deputet ekstrem aktiv”, tha Dardan Gashi në këtë përzgjedhje.
Ndryshe në 10-shën e preferuar, Haxhiun e përzgjodhi edhe analisti tjetër, Astrit Gashi.
“Ka tendenca ndonjëherë që Haxhiu mos të jetë në listë, por Bekim Haxhiu gjithmonë fiton, dhe a e dini pse? Sepse është i lindur për deputet”, tha Astrit Gashi.
Kujtojmë që Bekim Haxhiu, është deputet i Kuvendit të Kosovës për pesë legjislatura me radhë, dhe synon ta vazhdojë këtë “traditë”./Ballkani.info/











