Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Anëtaret e Komisionit Hetimor dorëzojnë dosje në Prokurorinë Speciale për hetimin e “shkeljeve në Ministrinë e Jashtme”

15/11/2024 - 12:01
në Kryesore, Lajme
A A
Anëtaret e Komisionit Hetimor dorëzojnë dosje në Prokurorinë Speciale për hetimin e “shkeljeve në Ministrinë e Jashtme”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtarët e Komisionit Parlamentar Hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë dorëzuar sot dosje për hetim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Dosjen e dorëzuan deputetet opozitare, Ariania Musliu-Shoshi nga PDK, Vlora Dumoshi nga LDK dhe Time Kadrijaj nga AAK, raporton Gazeta Express.

Në një deklarim për gazetarët, ato thanë se ka pasë “shkelje të shumta” për të cilat kanë kërkuar hetim.

Ariania Musliu-Shoshi tregoi disa nga këto çështje për të cilat thotë janë bërë shkeljet.

“Duke marrë parasysh faktin që janë marrë vendime të jashtëligjshme, që është shkelë ligji për shërbimin e jashtëm, ai për zyrtarët publikë, është shkelë rregullorja e brendshme e cila është në kundërshtim me ligjin aktual për shërbim të jashtëm, një ligj më të përditësuar nuk e kemi pasë në Komisionin për Punë të Jashtme dhe as në Kuvend dhe rrjedhimisht të gjitha vendimet që janë marrë nga Ministria dhe Sekretari permanent i kësaj Ministrie, i cili jashtëligjshëm ka marrë vendimet e njëpasnjëshme, kemi ardhur në përfundim që të kemi një Komision Hetimor Parlamentar, i cili do të merret në detaje me të gjitha këto vendime të jashtëligjshme”.

Ndërkaq, deputetja Time Kadrijaj në pyetjen se në cilat çështje konkretisht kanë kërkuar të hetohen, përmendi emërimin e ambasadorëve.

“Ka shkelje të shumta, qoftë në emërimin e ambasadorëve jashtëligjshëm, sepse kur intervistohen ambasadorët në Komision duhet të ketë kuorum dhe për shumicën e ambasadorëve pa qenë në prezencë fizike nuk merret parasysh, ndërsa kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i ka njoftuar me telefon deputetët se a jeni për këtë përzgjedhje. E kemi ngritur këtë shqetësim. Ka ambasadorë që brenda natës e kanë marrë shtetësinë e Kosovës në mënyrë që të emërohen ambasadorë”, tha Kadrijaj.

Ndërkaq, Musliu-Shoshi tha se “pjesë e hetimit kemi kërkuar që të jetë edhe mënyra e blerjes së ambasadave tona, mobilimi po ashtu edhe forma të tjera që ne vlerësojmë që është bërë keqpërdorimi i buxhetit dhe së fundmi edhe të gjitha këto tubimet elektorale që po i mban pushteti kryesisht kryeministri me ministren e Punëve të Jashtme”.

JU REKOMANDOJMË

Konfirmohet përdorimi i plumbave të gomës, përveç protestuesve u goditën edhe dy gazetarë të Reuters

Konfirmohet përdorimi i plumbave të gomës, përveç protestuesve u goditën edhe dy gazetarë të Reuters
17/10/2026 - 20:26

Retuers, vazhdon të raportojë për tensionet e krijuara në Shqipëri, pas protestave të ditëve të fundit dhe përplasjeve mes policisë dhe protestuesve. Në raportim thuhet se, sot policia...

Më shumëDetails

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht
17/10/2026 - 20:12

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar ndaj protestave në vend, duke dënuar aktet e dhunës dhe dëmtimin e institucioneve publike e bizneseve. Përmes një deklarate, Macron ka...

Më shumëDetails

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, u përball edhe me deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, u përball edhe me deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri
17/10/2026 - 19:43

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita zbarkoi në bulevard gjatë protestës së sotme dhe gjatë qëndrimit të tij u përball edhe me deputetët e Partisë...

Më shumëDetails

A është Gjykata Speciale gjykatë e Kosovës apo degë e EULEX-it?

A është Gjykata Speciale gjykatë e Kosovës apo degë e EULEX-it?
17/10/2026 - 19:37

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Brajshori, në një opinion të publikuar në Kosovo 2.0, ka ngritur pikëpyetje mbi statusin real institucional të Gjykatës Speciale, lidhjen e saj...

Më shumëDetails

Protestuesit i vënë flakën Gjykatës së Lartë në Tiranë

Protestuesit i vënë flakën Gjykatës së Lartë në Tiranë
17/10/2026 - 19:28

Protesta e sotme ka dalë krejtësisht jashtë kontrollit dhe protestuesit e kanë rritur agresivitetin e tyre. Së fundmi gazetarja Elda Menga raporton se i është vënë flaka një...

Më shumëDetails

Bajrami i kërkon Prokurorisë Speciale t’i hetojë tenderët njëburimorë: Janë bërë praktikë qeverisëse, bashkë me ta edhe korrupsioni

Bajrami i kërkon Prokurorisë Speciale t’i hetojë tenderët njëburimorë: Janë bërë praktikë qeverisëse, bashkë me ta edhe korrupsioni
17/10/2026 - 19:25

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ‘’tenderët njëburimorë janë kthyer në praktikë qeverisese, e bashkë me ta edhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Faton Peci, Kushtrim Mehaj dhe Ylber Shamolli

    Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Inspektorati gjobit kompaninë “RIGA PHARM” për mashtrim me çmime në Prishtinë dhe Podujevë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë