Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga PDK, Arian Tahiri, ka marrë mbështetje në fshatin Gushavc, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai është pritur në familjen e dëshmorit Gani Hajra.
Postimi i plotë:
Nuk ka ditë më të veçantë sesa kur e përfundon me një vizitë te familja e një dëshmori. Sonte isha në shtëpinë e familjes Hajra në Gushavc, tek familja e dëshmorit Gani Hajra, ku ndjeva fuqinë dhe krenarinë që kjo familje vazhdon ta ruajë me dinjitet.
Ne kemi për obligim ta nderojmë këtë sakrificë me punë të ndershme dhe përkushtim ndaj qytetarëve. 🙏













