Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Askujt nuk duhet t’i konvenojnë zgjedhjet”/ Hyseni: E gabuar ideja se mund ta godasin fuqinë politike të VV-së – ta zgjedhim presidentin

19/04/2026 - 15:27
në Kryesore, Lajme
A A
“Askujt nuk duhet t’i konvenojnë zgjedhjet”/ Hyseni: E gabuar ideja se mund ta godasin fuqinë politike të VV-së – ta zgjedhim presidentin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Askujt nuk duhet t’i konvenojnë zgjedhjet.

Kështu vlerëson deputeti i VV-së, Driton Hyseni.

Ai në një intervistë për Gazeta Blic, thotë se zgjedhjet nuk do të prodhonin zgjidhje, pasi sërish të njëjtit liderë do të duhet të ulen dhe të diskutojnë për çështjen e presidentit.

“Mendoj se askujt nuk duhet t’i konvenojnë zgjedhjet e reja. Nuk do të prodhojnë zgjidhje, prapë të njëjtit liderë do të duhet të ulen dhe të diskutojnë se kush do të jetë president i ri. Mendoj se para se të mendohet të zgjedhje të reja, secili nga liderët duhet të mendojë që të angazhohen në këto komunikime, që vendit t’i japin një zgjidhje brenda këtyre 10 ditëve të afatit kushtetues që ka mbetur”, është shprehur ai.

Sipas deputetit, partitë opozitare mendojnë që me zgjedhje do t’ia zbehin fuqinë politike VV-së, që sipas tij është gjë e gabuar.

“Mendoj se zgjedhjet mund të jenë të preferuara ndoshta nga ndonjë parti opozitare që mendojnë se do të kenë fuqi të zbehin fuqinë politike të VV-së, respektivisht edhe numrat që i kemi në Kuvend, mirëpo unë mendoj se qytetarët do ta kenë të qartë edhe në ditët në vijim që qëndrimi i VV-së që vendit t’i japim një udhëheqës të presidencës është tepër i sinqertë, tepër i hapur për të pasur edhe një figurë konsensuale me partitë tjera dhe në këtë drejtim mendoj se çdo kalkulim i partive opozitare që mendojnë se mund ta godasin fuqinë politike të VV-së me zgjedhje të reja do të jetë një ide jo pozitive për to dhe ne do të kemi një rezultat tjetër nga ai që ato mendojnë”, ka theksuar Hyseni.

Ai ka bërë apel te liderët e partive opozitare që të jenë të hapur dhe të propozojnë kandidatë, duke shtuar se ata mund të jenë pjesë e një mundësie historike që të bëhen pjesëmarrës në një vendim pozitiv për vendin.

“Konsideroj se duhet të apelojmë te liderët politikë opozitarë që të jenë konstruktiv në këtë drejtim, të jenë të hapur qoftë në propozimet për emrat e përveçëm që ata mendojnë, që mund të jenë të përgjegjshëm për të kryer funksionet që kërkon presidenca por njëkohësisht të japin kontributin e tyre në Kuvend. Mendoj se e kanë një mundësi historike që të bëhen pjesëmarrës në një vendim pozitiv për vendin dhe uroj që në ditët në vijim ta kemi një zgjedhje”, ka deklaruar deputeti i VV-së, Driton Hyseni.

JU REKOMANDOJMË

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, u përball edhe me deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, u përball edhe me deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri
17/10/2026 - 19:43

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita zbarkoi në bulevard gjatë protestës së sotme dhe gjatë qëndrimit të tij u përball edhe me deputetët e Partisë...

Më shumëDetails

A është Gjykata Speciale gjykatë e Kosovës apo degë e EULEX-it?

A është Gjykata Speciale gjykatë e Kosovës apo degë e EULEX-it?
17/10/2026 - 19:37

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Brajshori, në një opinion të publikuar në Kosovo 2.0, ka ngritur pikëpyetje mbi statusin real institucional të Gjykatës Speciale, lidhjen e saj...

Më shumëDetails

Protestuesit i vënë flakën Gjykatës së Lartë në Tiranë

Protestuesit i vënë flakën Gjykatës së Lartë në Tiranë
17/10/2026 - 19:28

Protesta e sotme ka dalë krejtësisht jashtë kontrollit dhe protestuesit e kanë rritur agresivitetin e tyre. Së fundmi gazetarja Elda Menga raporton se i është vënë flaka një...

Më shumëDetails

Bajrami i kërkon Prokurorisë Speciale t’i hetojë tenderët njëburimorë: Janë bërë praktikë qeverisëse, bashkë me ta edhe korrupsioni

Bajrami i kërkon Prokurorisë Speciale t’i hetojë tenderët njëburimorë: Janë bërë praktikë qeverisëse, bashkë me ta edhe korrupsioni
17/10/2026 - 19:25

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ‘’tenderët njëburimorë janë kthyer në praktikë qeverisese, e bashkë me ta edhe...

Më shumëDetails

Protesta del jashtë kontrollit, forcat RENEA zbarkojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Protesta del jashtë kontrollit, forcat RENEA zbarkojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
17/10/2026 - 19:15

Dita e pestë e protestës së dhunshme vijon me përplasje të ashpra mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Aktualisht në bulevardin e “Dëshmorët e Kombit” kanë mbërritur edhe...

Më shumëDetails

Qytetarë e policë të lënduar, Ministria e Shëndetësisë njofton bilancin nga protesta në Tiranë

Qytetarë e policë të lënduar, Ministria e Shëndetësisë njofton bilancin nga protesta në Tiranë
17/10/2026 - 19:03

Ministria e Shëndetësisë thotë se deri në orën 17:00 në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) po marrin kujdes mjekësor protestues, efektivë policie dhe një kalimtar, ndërsa një efektiv...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Faton Peci, Kushtrim Mehaj dhe Ylber Shamolli

    Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Inspektorati gjobit kompaninë “RIGA PHARM” për mashtrim me çmime në Prishtinë dhe Podujevë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë