I ftuari i kësaj javë në Podcastin “Përballje me Gazin” me autor Gazmend Morija është gazetari i njohur kosovar, Visar Duriqi, njëherësh autori i veprës “Mësuesi që u bë vrasës”.
Autori i kësaj vepre që flet për një nga figurat e zbehta dhe dramatike të pas luftës, Nazim Bllacën, ka dhënë detaje për të duke thënë se nuk gjendet në Kosovë por në një vend tjetër.
Madje Duriqi shpjegon se Bllaca ka hyrë në programin e dëshmitarëve të mbrojtur duke marrë edhe pagesë me gruan dhe fëmijët e tij.
Këtë e bazon në një bisedë të një familjari të gruas së Bllacës më këtë të fundit, ku ky i thotë që mos t’i thërras dhe t’i shqetësoj pasi po ua humb ka 3000-4000 euro në muaj.
Intervista e plotë:














