Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AUV urdhëron tërheqjen nga tregu të mishit të bluar të kompanisë AJH FOODS në pronësi të Jusuf Hasani, ndalohet përkohësisht prodhimi

13/11/2026 - 17:53
në Lajme, Pa kategori
A A
AUV urdhëron tërheqjen nga tregu të mishit të bluar të kompanisë AJH FOODS në pronësi të Jusuf Hasani, ndalohet përkohësisht prodhimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia e Ushqimit dhe aveterinarisë ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të produktit “Mish i bluar gjedhi” të kompanisë AJH FOODS në Novobërdë, pasi analizat laboratorike konfirmuan praninë e ADN-së së pulës në këtë produkt, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Sipas AUV në etiketimin e produktit deklarohet vetëm mish gjedhi dhe yndyrë kurse nga anlizat laboratorike të kryera bë Bullgari vërtetohet prania e ADN-së së pulës.

Sipas agjencisë prania e ADN-së së pulës në një produkt të tregtuar si “Mish i bluar gjedhi” ngre dyshime serioze për përdorimin e përbërësve me origjinë nga pula, të padeklaruar në produkt. Kjo mospërputhje e mundshme ndërmjet përbërjes faktike dhe deklarimit të produktit kërkon verifikimin e origjinës dhe autenticitetit të lëndëve të para. Rezultati laboratorik ngre gjithashtu dyshime për përdorimin eventual të mishit të pulës të ndarë mekanikisht.

“Sipas Ligjit nr. 08/L-120 për Ushqim, operatorët ekonomikë kanë detyrimin të sigurojnë që produktet e vendosura në treg të jenë në përputhje me kërkesat e sigurisë ushqimore dhe që informacioni për përbërjen e tyre të jetë i saktë dhe të mos i çorientojë konsumatorët.
AUV do të vazhdojë kontrollet dhe do të ndërmarrë masat përkatëse administrative dhe inspektuese bazuar në rezultatet përfundimtare të analizave, gjurmueshmërinë e lëndëve të para dhe konstatimet e kontrolleve zyrtare.” – thuhet në njoftimin e AUV.

Komunikata e plotë:

Prihtinë, 13 Nëntor 2026

AUV urdhëron tërheqjen nga tregu të produktit “Mish i bluar gjedhi” të AJH FOODS dhe ndalimin e përkohshëm të prodhimit deri në përfundimin e verifikimeve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në kuadër të kontrolleve zyrtare për sigurinë, cilësinë dhe autenticitetin e produkteve ushqimore, ka identifikuar praninë e ADN-së së pulës në produktin “Mish i bluar gjedhi” të operatorit AJH FOODS SH.P.K., Novobërdë, ndonëse në etiketimin e produktit të dokumentuar gjatë inspektimeve deklarohen vetëm mish gjedhi dhe yndyrë. Gjetja është konfirmuar nga analizat laboratorike të realizuara në laboratorin ALIMENTI-OMNILAB në Bullgari.

Prania e ADN-së së pulës në një produkt të tregtuar si “Mish i bluar gjedhi” ngre dyshime serioze për përdorimin e përbërësve me origjinë nga pula, të padeklaruar në produkt. Kjo mospërputhje e mundshme ndërmjet përbërjes faktike dhe deklarimit të produktit kërkon verifikimin e origjinës dhe autenticitetit të lëndëve të para. Rezultati laboratorik ngre gjithashtu dyshime për përdorimin eventual të mishit të pulës të ndarë mekanikisht (MDM/MNM). Gjatë kontrolleve zyrtare, inspektorët e AUV-së kanë evidentuar dokumentacion furnizimi për rreth 2.2 ton mish pule të ndarë mekanikisht, krahas furnizimeve me mish pule dhe mish gjedhi.

Operatori ekonomik ka kërkuar realizimin e një analize paralele për verifikimin e rezultateve laboratorike. AUV do ta trajtojë këtë kërkesë në përputhje me procedurat ligjore dhe të drejtat e operatorit. Megjithatë, duke marrë parasysh rezultatin laboratorik dhe nevojën për verifikimin e përbërjes dhe sigurisë së produktit, AUV, në zbatim të parimit të kujdesit të përcaktuar në nenin 7 të Ligjit nr. 08/L-120 për Ushqim, ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të produktit “Mish i bluar gjedhi” dhe ndalimin e përkohshëm të prodhimit të mëtejshëm deri në përfundimin e verifikimeve përkatëse. Këto masa janë parandaluese dhe nuk paragjykojnë rezultatet e analizës paralele apo përfundimet e procedurës së kontrollit zyrtar.

Sipas raportit të inspektimit, janë kthyer dhe izoluar në depon frigoriferike 77 kg mish i bluar, ndërsa për lotin e analizuar fillimisht nuk është evidentuar kthim i produktit në depon e operatorit. AUV do të vazhdojë verifikimin e gjurmueshmërisë dhe të sasive të produktit të shpërndara në treg. Në vijim, AUV do të përqendrojë kontrollet në verifikimin e përbërjes së produktit “Mish i bluar gjedhi”, origjinës së ADN-së së pulës, përdorimit eventual të mishit të ndarë mekanikisht dhe përputhshmërisë së përbërjes faktike me deklarimin në etiketë. Gjithashtu, do të verifikohet nëse operatori ka respektuar kushtet e parapara për aprovimin dhe përdorimin e mishit të ndarë mekanikisht në produktet përfundimtare të mishit, përfshirë kërkesat për higjienën, përpunimin, ruajtjen dhe kontrollin mikrobiologjik.

Sipas Ligjit nr. 08/L-120 për Ushqim, operatorët ekonomikë kanë detyrimin të sigurojnë që produktet e vendosura në treg të jenë në përputhje me kërkesat e sigurisë ushqimore dhe që informacioni për përbërjen e tyre të jetë i saktë dhe të mos i çorientojë konsumatorët.
AUV do të vazhdojë kontrollet dhe do të ndërmarrë masat përkatëse administrative dhe inspektuese bazuar në rezultatet përfundimtare të analizave, gjurmueshmërinë e lëndëve të para dhe konstatimet e kontrolleve zyrtare.

Agjencia rithekson se një produkt i deklaruar si “Mish i bluar gjedhi” duhet të ketë përbërje në përputhje me deklarimin e tij. Konsumatorët kanë të drejtë të dinë saktësisht çfarë mishi përmban produkti që blejnë.

JU REKOMANDOJMË

Ja ku ka ikur Milan Radojçiq sipas mediave serbe

“Radojçiqi lëvizte me 5 badigardë e plot vetura” – Gashi tregon si lëvizte famëkeqi i Veriut
13/11/2026 - 17:26

Milan Radojiçiqi, personi kryesor dhe organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, dyshohet se është larguar nga Serbia dhe është vendosur në Rusi. Ish-inspektori i pavarur i Agjencisë së...

Më shumëDetails

Dështon rezoluta e propozuar nga PDK

Dështon rezoluta e propozuar nga PDK
13/11/2026 - 17:17

Kuvendi i Kosovës është kthyer për t’i vazhduar punimet e seancës, e cila u ndërpre pasi kuvendarët shkuan në pauzë. Si pikë e parë, kryetarja e Kuvendit, Albulena...

Më shumëDetails

Polici Korab Pepaj dënohet me 3 vite burgim, qëlloi me armë tek “Ura e Bistricës” Milan Jovanoviqin pasi ky i fundit nuk u ndal në pikëkontroll

Polici Korab Pepaj dënohet me 3 vite burgim, qëlloi me armë tek “Ura e Bistricës” Milan Jovanoviqin pasi ky i fundit nuk u ndal në pikëkontroll
13/11/2026 - 16:42

Zyrtari Policor, Korab Pepaj, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Mitrovicës duke u dënuar me 3 vite burgim për vrasje në tentativë të Milan Jovanoviqit në prill...

Më shumëDetails

Vodhën 6 kilogramë ari dhe stoli në vlerë mbi 1 milion euro, hajnat depërtuan përmes murit në argjendari në Prishtinë – Prokuroria ngre aktakuzë

Vodhën 6 kilogramë ari dhe stoli në vlerë mbi 1 milion euro, hajnat depërtuan përmes murit në argjendari në Prishtinë – Prokuroria ngre aktakuzë
13/11/2026 - 16:26

Një vjedhje e rëndë që dyshohet se u krye gjatë naftës së 18 dhe 19 janarit të këtij viti në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë,...

Më shumëDetails

Apeli nuk ia pranon kërkesën Rozeta Hajdarit për rrëzimin e aktakuzës, rasti shkon në gjykim

Apeli nuk ia pranon kërkesën Rozeta Hajdarit për rrëzimin e aktakuzës, rasti shkon në gjykim
13/11/2026 - 15:28

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesat e mbrojtësve të Rozeta Hajdarit, Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit, duke lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore...

Më shumëDetails

“Kjo është krim, kjo është hajni”, Zemaj: Rritet buxheti për barna, por edhe mungesat, abuzimet dhe tenderomania

“Kjo është krim, kjo është hajni”, Zemaj: Rritet buxheti për barna, por edhe mungesat, abuzimet dhe tenderomania
13/11/2026 - 14:54

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka deklaruar se përkundër rritjes së buxhetit për barna, janë shtuar mungesat e tyre, abuzimet dhe, siç i quajti ai, tenderomania me barna.Gjatë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    384 Shpërndaje
    Shpërndaje 154 Tweet 96
  • Skandal: Pas intervistimit në Stacionin Policor në Vushtrri, në vend se të lirohen dhe vihen në mbrojtje të shtetit, ndalohen dy personat e sulmuar nga Ibrahim e Albin Gërbeshi

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • Skandali i vitit i policisë e prokurorit: Ndalohen për 48 orë dy të rinj që vepruan në vetmbrojtje ndaj sulmit fizik dhe më armë të Ibrahim dhe Albin Gërbëshit

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Vjedhje me “stil” në një pikë të “Viva Fresh-it, i riu planifikon çdo detaj – arkëtarja mbetet e shokuar

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Publikoi video në Facebook me një armë pranë vetes, Policia ia bastis shtëpinë në Mitrovicë – E.G. përfundoi nën hetime

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë