Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati i Thaçit pas dënimit: Ditë e errët për drejtësinë – i bën thirrje Parlamentit për Gjykatën Speciale

16/09/2026 - 12:56
në Lajme
A A
Avokati i Thaçit pas dënimit: Ditë e errët për drejtësinë – i bën thirrje Parlamentit për Gjykatën Speciale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati kryesor i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Pierre-Richard Prosper, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila e dënoi Thaçin me 25 vjet burgim.

Prosper e ka cilësuar vendimin si “shkelje të drejtësisë”, duke thënë se sipas tij rezultati i procesit ishte i paracaktuar.

“Sot dëshmuam një shkelje të drejtësisë. Është e qartë për mua se ky rezultat ishte i paracaktuar”, deklaroi Prosper.

Ai tha se gjatë procesit ishin dëgjuar dëshmi nga persona të përfshirë drejtpërdrejt në zhvillimet diplomatike dhe ushtarake gjatë luftës në Kosovë, duke përmendur gjeneralin Wesley Clark, Jamie Rubin dhe Chris Hill.

Sipas Prosperit, këta dëshmitarë kishin dhënë një pasqyrë tjetër për rolin e Thaçit gjatë luftës.

“Ne pamë gjeneralë dhe njerëz që ishin në terren. Ata e bënë të qartë se Thaçi nuk ishte në krye. Ajo që po shohim tani është një përpjekje për ta rishkruar historinë”, tha ai.

Avokati kritikoi edhe mënyrën se si, sipas tij, gjykata e ka trajtuar rolin e UÇK-së dhe marrëdhënien e saj me NATO-n.

“Ata po thonë se NATO, një partner i saj, qëllimisht u angazhua me një ndërmarrje kriminale”, deklaroi Prosper.

Ai tha se mbrojtja do ta vazhdojë betejën ligjore dhe se vendimi do të apelohet.

“Beteja do të vazhdojë. Do të apelojmë. Është një ditë e errët për drejtësinë ndërkombëtare”, tha Prosper.

Në deklaratën e tij, Prosper iu referua edhe Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ai duhet ta shqyrtojë çështjen dhe se vetë do ta tërhiqte mbështetjen për këtë gjykatë.

“Parlamenti i Kosovës duhet ta shqyrtojë këtë. Unë do ta tërhiqja mbështetjen time për këtë gjykatë që nesër”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Avokati i Veselit: Kjo nuk ishte ditë e mirë për Kosovën, s’ka dëshmi për përfshirjen e tij në krime lufte

Avokati i Veselit: Kjo nuk ishte ditë e mirë për Kosovën, s’ka dëshmi për përfshirjen e tij në krime lufte
16/09/2026 - 12:54

Rodney Dixon, avokati i Kadri Veselit, ka reaguar pas dënimit ndaj klientit të tij. Në një prononcim për media, pas përfundimit të seancës, ai ka thënë se sot...

Më shumëDetails

Djali i Thaçit dhe Veselit largohen nga gjykata pa koment/Pamje

Djali i Thaçit dhe Veselit largohen nga gjykata pa koment/Pamje
16/09/2026 - 12:49

Pas shpalljes së dënimeve ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, familjarët e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit janë larguar nga ambientet e gjykatës pa dhënë komente për...

Më shumëDetails

OVL-UÇK reagon ashpër pas dënimit të turpshëm të Hagës

OVL-UÇK reagon ashpër pas dënimit të turpshëm të Hagës
16/09/2026 - 12:38

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas vendimit të rëndë që mori Haga ndaj ish-krerëve të UÇK-së. OVL-ja thotë se ky dënim hidhet poshtë kategorikisht,...

Më shumëDetails

Policia në Hagë hedh ujë ndaj qytetarëve që t’i largojnë ata nga ambientete Gjykatës Speciale

Policia në Hagë hedh ujë ndaj qytetarëve që t’i largojnë ata nga ambientete Gjykatës Speciale
16/09/2026 - 12:32

Policia në Hagë hedh ujë ndaj qytetarëve që t’I largojnë ata nga ambientete Gjykatës Speciale Policia në Hagë ka nisur t’i shpërndajë qytetarët që janë drejtuar në afërsi...

Më shumëDetails

E rrëzojnë për toke, policia holandeze arreston disa mbështetës së krerëve të UCK-së

E rrëzojnë për toke, policia holandeze arreston disa mbështetës së krerëve të UCK-së
16/09/2026 - 12:29

Ka eskaluar protesta në Hagë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së. Faqet lokale kanë publikuar pamje ku shihen njësia speciale e policisë holandeze.

Më shumëDetails

Reuters: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim, shpallet fajtor për krime lufte

Reuters: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim, shpallet fajtor për krime lufte
16/09/2026 - 12:28

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dhe është dënuar me 25 vjet burgim. Kështu ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Gjykata Speciale njofton se aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK’së do të zgjasë dy orë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vëllai i Thaçit, Nazmiu del jashtë gjykatës – kjo është arsyeja

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë