Rodney Dixon, avokati i Kadri Veselit, ka reaguar pas dënimit ndaj klientit të tij.
Në një prononcim për media, pas përfundimit të seancës, ai ka thënë se sot nuk ishte ditë e mirë për Kosovën.
Ai ka vlerësuar se gjykata nuk ka dëshmi për përfshirjen e Veselit në krime lufte.
“Mungesa e dëshmive për përfshirjen e tij. Nuk është ditë e mirë për Kosovën e as sundimin e ligjit. Këtë Aktgjykim ta rikthejmë në Apel. Shumë e shkurtë, është në disponim të mirë. Do të luftojmë për lirinë e Veselit”, ka thënë ai.













