Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Babë, vëlla, familja e fisi- në fakt këta janë armiqtë tu

22/11/2022 - 13:16
në Opinione
A A
Pas shtyrjes së vendimit për targa, Avdiu: Çfarë kryeministri, hajgare me veten, hajgare me neve!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

A e keni menduar ndonjëherë se pse nuk i cilësojmë njësoj plaçkitësit apo hajdutët me familjarët, që ua marrin pasurinë vajzave? A nuk e bëjnë të dyja palët të njëjtën gjë: marrjen e diçkajes që nuk iu takon- pra, pasurinë e tjetrit? Pse plaçkën nga familja, e kemi legjitimuar?!

Zana Avdiu

Jo rrallëherë ka ndodhur që në Kosovë, vjedhjet apo plaçkat të përfundojnë edhe me vdekje. Dhe, shoqëria çdoherë e ka mbajtur anën e të sulmuarit (cakut të vjedhjes) edhe nëse ky i fundit e ka vrarë hajdutin apo plaçkitësin. A ju kujtohet rasti në vitin 2018, ku njëri nga 4 hajdutët vritet nga pronari i shtëpisë në lagjen Veternik, dhe me të dalë lajmi në media, pronari i shtëpisë mori një përkrahje të madhe, nga të gjithë që komentonin pa ndalur në të gjitha rrjetet sociale. Apo, edhe rasti i rëndë i vrasjes së një biznesmeni në Vushtrri, që dy vëllezër e vranë dhe e zhdukën trupin e tij, për t’ ia marrw 30 mijë euro.

Dhe, e gjithë shoqëria (me shumë të drejtë) ishte në anën e viktimës. Janë, sepse vjedhësit apo plaçkitësit llogaritën armiq. Armik, sepse ta rrezikon qenien dhe pronën. Por, pse këtë solidarizim nuk e kanë me vajzat, që u plaçkitet pasuria nga vëllezërit apo pjesa tjetër e familjes? Madje, ato vajza që duan ta marrin hisen që u takon, linçohen dhe sulmohen ashpër nga shoqëria, sikur këto të ishin hajdutet, dhe jo familja e tyre. Konsiderohen, sikur këto të ishin armiket, dhe jo viktimat që po u vidhet pasuria.

Kjo qasje është edhe në institucionet shtetërore, ani pse ligji parasheh barazi të plotë për trashëgimi, ashtu si për djemtë ashtu edhe për vajzat. Pra, nëse shkon ne gjykatat e Kosovës, sheh se mbi 90% të rasteve për trashëgimi, pas vdekjes së prindërve, i hapin djemtë, e që në shumë raste as nuk e përmendin ekzistencën e vajzave të familjes. Pra, si trashëgimtar përmenden vetëm djemtë. Por, edhe ato gra që lajmërohen, detyrohen të heqin dorë nga pasuria e tyre, dhe zyrtarëve shtetëror, krejt kjo iu duket normale. Dhe, mos të harrojmë se rastet hapën para gjykatës veç për shkaqe procedurale e ligjore për ta kaluar pasurinë në emër të tyre, sepse në realitet trashëgimia diskutohet dhe ndahet jashtë gjykatës në mes të burrave, pa u llogaritur gratë.

Gjykata është vetëm formalitet, se punët në terren tashmë janë kryer! Madje, fatkeqësia e madhe këtu qëndron, se edhe per institucionet e drejtësisë, eliminimi i grave nga trashëgimia, është e pranuar. Edhe ato pak gra që pyetën se a heqin dorë nga pasuria, nuk dëgjohet përgjigjja e tyre deri në fund. Nuk dëgjohet, sepse as për gjykatësin, apo noterin nuk është e nevojshme përgjigjja e gruas, sepse edhe në mendësinë e tyre, gruaja s’ka punë me pasuri e hise, e hiç se hiç me vendimmarrje- po për dreq këta të huajt na kanë ngarkuar me një ligj, që na i ka çoroditur gratë- sigurisht thonë me vete, teksa e eliminojnë prej të drejtës në pasuri.

Pra, kthehemi tek çështja e shtruar që në fillim të këtij teksti: pse nuk i konsiderojmë armiq babën, vëllain dhe fisin, që ta marrin pasurinë?

Sepse kjo lidhet ngushtë me pozitën dhe si konsiderohen gratë dhe vajzat, në shoqërinë tonë. E, gratë nga shoqëria jonë nuk llogaritën njerëz e as pjesë e familjes, pasi si e tillë nuk e vazhdon e sojin e asaj familje, por të asaj tek e cila do të shkojë nuse. Këtë e vërteton edhe thënia e famshme jona “rrit çikë, hup ditë” apo “vajza lindë në derë të huaj, e shkon në shtëpinë e saj”. Prandaj, nuk trashëgojnë. Prandaj, nuk është krim marrja e pasurisë së tyre.

Nuk është krim marrja e pasurisë së vajzave, sepse ato konsiderohen objekte në shërbim të burrit (ja do të jetë nën shërbim të babës, ja të vëllaut ose të bashkëshortit), dhe nëse e merr pasurinë do t’ia çojë fisit tjetër. Këtë e vërteton më së miri arsyetimi i gjithë shoqërisë “pasurinë e familjes nuk ia jap dhëndrrit”, kështu duke mos e llogaritur hiç ekzistencën e vajzës si njeri. Pra, kjo të jep të kuptosh që shoqëria konsideron se vajza/gruaja nuk ka subjektivitet, nuk ka vullnet, nuk ka ndjenja as dëshira, nuk ka as mend e tru për të vendosur për asgjë, nuk ka aftësi të jetojë e as zhvillohet vetë. Ajo shërben për seks dhe lindje të fëmijëve. Gjithashtu, një ndër arsyet më të gërditshme me të cilën ia legjitimojnë vetës këtë plaçkë, është ajo “po, po.. me na e ladrue bijën në pasurinë tonë”, pra, vajza/gruaja është edhe objekt që ndyhet, prandaj s’mund ta ndyjë edhe pasurinë e familjes. Me një fjalë, vajza është fatkeqësi e shtëpisë, e si t’i pjepet edhe pasuri? Çmenduri!

Pra, kjo është kështu: njëherë dehumanizoje dikë krejtësisht, pastaj bëj ç’të duash, sepse shoqëria e pranon si të mirëqenë. Askush, kurrë nuk kryen krime, duke thënë se po bën krim, por, kryejnë krime duke i arsyetuar ato krime në forma të ndryshme. Sikur në këtë rast, që arsyetohet plaçkitja e pasurisë së vajzave. Pra, shoqëria e ka arsyetuar këtë krim, dhe tash bëhet shumë lehtë!

Psh, edhe dhunën ndaj grave dhe vajzave në të njëjtën formë e kanë normalizuar. Në të njëjtën formë kjo dhunë injorohet edhe nga institucionet e shtetit, ashtu si përjashtimi nga pasuria. Se, a nuk është krim dhuna dhe vrasja? Po janë. Po, pse vrasja dhe dhuna ndaj grave nuk llogaritën si vepra të këqija nga shoqëria, por, si vlerë? Veç mendoni, a nuk është kjo shoqëri që burrit i thotë që nëse të sulmon dikush, nderin ta pastron veç gjaku? Pse dhuna që i bëhet gruas, nuk ka nevojë të pastrohet me gjak? Pse gruaja bën të dhunohet? Sepse, shoqëria nuk e konsideron njeri! Pra, njëherë e ka dehumanizuar, dhe tash e dhunon lehtësisht.

Pra, vajza dhe gra, armikun nuk e keni jashtë shtëpisë. Ai babë, ai vëlla që të dhunon, të izolon, të lë pa shkollë e edukim, e të lë pa pasuri- ata nuk janë familja jote, por armiqtë e tu. Ata që ta mbyllin çdo derë mundësie që të jetosh e pavarur dhe me dinjitet, ata nuk janë familja jote, janë armiqtë e tu.

Dhe, mos pritni që kjo shoqëri që gruan e konsideron inferiore, ta ngritë pozitën e saj. Luftën për barazi e drejtësi e dinjitet, duhet ta filloni nga shtëpitë tuaja. Duhet ta filloni me prindërit tuaj, që qajnë për ditën kur linde. Duhet ta filloni luftën me vllaun, që mundohet të ta kontrollojë edhe frymëmarrjen, përveç tjerash. Luftën duhet ta filloni me fisin, që mendon se ju nuk ua vazhdoni sojin, dhe jeni fatkeqësi për ta.

Por, para së gjithash, luftën fillojeni me vetën tuaj, që e keni pranuar këtë rol të inferioritetit. Pa i filluar këto lufta, kurrë nuk do të çliroheni, kurrë nuk do të fitoni.

Pasuria është dinjitet, prandaj luftoni për të!

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë