Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami godet Kurtin: Pas gjashtë vitesh në pushtet, qytetarët të gjykojnë për rezultatet

13/09/2026 - 20:18
në Lajme
A A
Shkyçja e bizneseve, Bajrami: Qytetarët duhet të dinë që me këto politika do të vjen një valë e re e inflacionit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka hedhur kritika të forta ndaj qeverisjes së Albin Kurtit, duke pretenduar se pas gati gjashtë vitesh në pushtet, premtimet e bëra në fillim të mandatit janë ende larg realizimit.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se qytetarët tashmë nuk duhet ta vlerësojnë kryeministrin bazuar në atë që premton, por në atë që ka arritur të realizojë gjatë viteve në pushtet.

“Pyetja nuk është më: Çka po premton Albin Kurti? Pyetja është: Pse nuk i bëri këto që i premtoi që gjashtë vjet?”, ka shkruar ajo.

Sipas deputetes së LDK-së, Kurti po rikthehet me premtime të ngjashme me ato që i kishte bërë në fillim të qeverisjes, ndonëse, siç pretendon ajo, gjatë kësaj periudhe ka pasur shumicën parlamentare, kontrollin e institucioneve qeveritare dhe buxhete të konsiderueshme në dispozicion.

“Pas gjashtë vjetësh në pushtet, qytetarët nuk të gjykojnë më për premtimet, të gjykojnë për rezultatet”, ka deklaruar Bajrami.

Në listën e saj të kritikave përfshihen disa prej fushave kryesore të qeverisjes, nga ekonomia dhe punësimi, te arsimi, shëndetësia, investimet kapitale, energjia, lufta kundër korrupsionit, funksionimi i institucioneve dhe politika e jashtme.

Sa i përket arsimit, Bajrami ka pretenduar se reforma e premtuar nuk është realizuar, ndërsa për shëndetësinë ka veçuar listat e pritjes, mungesën e barnave dhe largimin e profesionistëve shëndetësorë.

Kritikat e saj vijnë në kohën kur Qeveria Kurti po përballet sërish me debatin për bilancin e viteve të qeverisjes dhe premtimet që janë dhënë ndër vite.

JU REKOMANDOJMË

Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar
13/09/2026 - 19:38

Nënkryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala, ka kontestuar kushtetutshmërinë e institucionit në të cilin u zgjodh. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vlerësuar se...

Më shumëDetails

Kosova “blindohet” në prag të vendimit të Hagës, mësohet plani i Policisë për 16 shtatorin

Sul’mohen tre policë në Mitrovicën e Veriut
13/09/2026 - 18:31

Policia e Kosovës ka hartuar një plan të gjerë operacional për 16 shtatorin, ditën kur në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit...

Më shumëDetails

OVL-UÇK – ndërkombëtarëve: Mos bëni politikë t’i dënoni ish-krerët e luftës, pastaj t’i shpallni të pafajshëm në Apel

OVL-UÇK – ndërkombëtarëve: Mos bëni politikë t’i dënoni ish-krerët e luftës, pastaj t’i shpallni të pafajshëm në Apel
13/09/2026 - 18:10

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka frikë se ndërkombëtarët sikur po paralajmërojnë dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në shkallë të parë të mërkurën,...

Më shumëDetails

Kurti: Të mos humbim kohë, PDK-ja ta propozojë kandidatin për nënkryetar

13/09/2026 - 17:54

Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të propozojë sa më shpejt kandidatin e saj për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që puna institucionale...

Më shumëDetails

PDK-ja kundërshton konstituimin e Kuvendit: Çështja shkon në Kushtetuese

Të “turpshme” dhe “ të papranueshme” e quan Gruda konferencën e VV-së për rastin Dehari
13/09/2026 - 17:44

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka kundërshtuar konstituimin e sotëm të Kuvendit, duke e cilësuar procesin si të zhvilluar jashtë afateve kushtetuese. Në një konferencë...

Më shumëDetails

Albin Kurti sërish premton përfundimin e Autostradës së Gjilanit

“Kosova, më e madhe se kryeministri”, Maliqi – Kurtit: Ndaje pushtetin ose lësho postin
13/09/2026 - 17:25

Kurti sërish premton përfundimin e Autostradës së Gjilanit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsëri e ka premtuar përfundimin e Autostradës së Gjilanit. Këtë e bëri gjatë prezantimit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas akuzave të rënda ndaj njëri-tjetrit, Osmani tregon se çfarë raportesh ka sot me Kurtin

    Pas akuzave të rënda ndaj njëri-tjetrit, Osmani tregon se çfarë raportesh ka sot me Kurtin

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • VV-ja tha se nesër voton nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së, Arian Tahiri më 11 gusht kishte paralajmëruar këtë skenar të Kurtit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Deputeti i LDK-së i reagon VV-së: Lojë për të na çuar në zgjedhje, keni me marrë fund politikisht

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Mësohet arsyeja, ja pse Leonora Jakupi nuk ishte dje në Marshin për Çlirimtarët

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vuçiq dje foli për pretendime të reja për Thaçin, sot deklarohet për KFOR’in dhe Kosovën

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë