Përveç që nuk mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku Vjosa Osmani u nominua si kandidate pë presidente në zgjedhjet e 7 qershorit dhe Lumir Abdixhiku si kandidat për kryeministër, ish deputetja Hykmete Bajrami zgjodhi që këtë proces partiak ta injoroj edhe në rrjete sociale.
Ajo pas mbledhje së KP të LDK-së, ka reaguar për çështjen e qumështit të cilin disa fermerë e derdhën në rrugë në shenjë pakënaqësie me politikat e fundit qeveritare, raporton Veriu.info.
Postimi i Hykmete Bajrami:
Derisa vendi shkon prej një procesi zgjedhor në tjetrin kjo është gjendja e ekonomisë sonë – bujqësi një ndër sektorët me të rëndesishëm me potencial me zgovëlu importin.
Këtë “zhvillimi” e ka sjellë Kurti.
7 miliardë euro import mallrash brenda vitit, ndërsa fermerët detyrohen ta derdhin qumështin në rrugë.
Qeveria i ka buxhet 4 miliardë euro dhe nuk është në gjendje t’u dalë në ndihmë as fermerëve, as përpunuesve të qumështit, sepse buxhetin e ka për zgjedhje.
Me 7 qershor voton për program, votoni ata që janë pro zhvillimit jo ata që pro bllokimit.













