Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami: Mafia energjetike nuk kufizohet vetëm te Martini e Nagipi, është shumë më e gjerë

22/05/2025 - 18:09
në Pa kategori
A A
Bajrami: Prokuroria Speciale të veprojë urgjentisht për 108 ‘kontrata sekrete’ me vlerë mbi 30 milionë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka vlerësuar se tregu i energjisë është shndërruar në kërcënim serioz për ekonominë dhe qytetarët e Kosovës.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, të raporti “Opendata”, gjatë vitit 2024 Kosova ka eksportuar 150 milionë euro energji elektrike, ndërsa ka importuar 142 milionë euro.

“Si është e mundur që ZRrE ngriti tarifat e energjisë për të gjithë për 16.1%? marrë parasysh faktin që KESCO e blen energjinë nga KEK-u me vetëm 29.6 Euro”, ka thënë deputetja Bajrami.

“Pse 1300 kompani vendore po detyrohen të largohen nga tregu i rregulluar dhe po gjuhen në tregun e hapur që nuk ekziston (sepse deri me tani vetëm KESCO po ofron energji me çmime shumëfish më të larta), me arsyetimin se nuk ka energji të mjaftueshme dhe se energjia që shpenzojnë këto kompani duhet të importohet?”, ka vlerësuar ajo.

Sipas saj, edhe me alarmant është fakti se sipas të dhënave të Doganave vetëm në katër muajt e parë të vitit 2025, importi i energjisë ka arritur shumën 140 milionë euro, aq sa ishte importi për komplet vitin 2024.

“Sjellja e Zyrës së Rregullatorit për Energji në krejt këtë situatë është lëndë për Prokurorinë. Ata në emër të pavarësisë refuzojnë të paraqiten në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilit duhet t’i raportojnë sipas Ligjit, por vizatohen sa herë që thirren nga “qeveria”. Vetëm kjo sjllje flet shumë për situatën ku kemi rënë përpos që paraqet precedent të rrezikshëm institucional. Për me tepër vendimet e ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë për 128%, “derregullimin e tregut” dhe thellimin e praktikave monopoliste po e shndërrojnë këtë sektor në kancer për vendin”, ka thënë Bajrami.

Bajrami ka thënë se duhet auditim dhe hetim i të gjitha institucioneve dhe kompanive të përfshira në këtë sektor, sepse nga të dhënat e Doganës krijohet përshtypja se ne po e blejmë energjinë që po e shesim. Është koha e fundit për veprim institucional, llogaridhënie dhe mbrojtje të interesit publik.

JU REKOMANDOJMË

Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë, vendosin tela gomëshpues për t’i ngadalësuar autobotet e ujit

Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë, vendosin tela gomëshpues për t’i ngadalësuar autobotet e ujit
31/10/2026 - 18:41

Edhe sot, protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione. Policia dhe protestuesit kanë pasur pak çaste “paqeje”, pasi tubuesit kanë hedhur gurë e molotovë drejt tyre, ndërsa ata...

Më shumëDetails

Nëna e Eronës: Ajo nuk ishte vetëm një emër në lajme, ishte vajza ime – familjet kërkojnë drejtësi për vikt’imat e femicidit

Nëna e Eronës: Ajo nuk ishte vetëm një emër në lajme, ishte vajza ime – familjet kërkojnë drejtësi për vikt’imat e femicidit
31/10/2026 - 18:21

Milihate Cokli, nëna e Erona Coklit, e vrarë nga ish-bashkëshorti në vitin 2024, thotë se kishte kërkuar ndihmë nga institucionet për ta mbrojtur vajzën e saj, por se...

Më shumëDetails

Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit
31/10/2026 - 18:08

Protesta është zhvendosur nga Kryeministria në rrugët e Tiranës. Policia ka nisur ndjekjen e protestuesve, ndërsa këta të fundit kanë hedhur bomba molotovë drejt autobotit të ujit në...

Më shumëDetails

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete
31/10/2026 - 17:56

Mijëra njerëz në të gjithë Gjermaninë u bashkuan me protestat sot, ndërsa një lëvizje e udhëhequr nga të rinjtë, e frymëzuar nga protestat në vende të tjera të...

Më shumëDetails

Pas arrestimit, suspendohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës

Pas arrestimit, suspendohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës
31/10/2026 - 16:58

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të procedojë me suspendimin e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Dr. Gëzim Berisha, pas konfirmimit...

Më shumëDetails

Vuçiq mbron kriminelin Radoiçiq: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës

Vuçiq mbron kriminelin Radoiçiq: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës
31/10/2026 - 15:00

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar mundësinë e dorëzimit të Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, te autoritetet e Kosovës. Ai pretendon se një veprim i tillë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV-së

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • 110 tonë ushqim për kafshë me përbërës me efekte kancerogjene AUV i kthen për Serbi kompanisë së Shkumbin e Alberin Haxhijahës

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë