Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Barduani rrëfen histori personale në fjalimin e fundit në krye të KFOR: Këtu edhe një ngjarje e vogël mund të ketë pasoja strategjike

03/10/2025 - 12:34
në Lajme
A A
Barduani rrëfen histori personale në fjalimin e fundit në krye të KFOR: Këtu edhe një ngjarje e vogël mund të ketë pasoja strategjike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komandanti italian i KFOR’it, Enrico Barduani, ka mbajtur fjalimin e tij të fundit në këtë cilësi në ceremoninë e sotme të ndërrimit të komandës së misionit të NATO’s.

Ai tha se në këtë fjalim nuk do të ndalet një listë formale me shifra dhe statistika për arritjet tona gjatë mandatit tim si Komandanti i 29-të i KFOR-it, duke shtuar se ato e tregojnë vetëm një pjesë të historisë.

“Në vend të kësaj, do të dëshiroja të ndalem te disa reflektime mbi rolin e KFOR-it në këtë mjedis sfidues. Kjo nuk është hera ime e parë në Kosovë. Kam shërbyer këtu në vitin 2001 dhe përsëri në vitin 2015. Tani, në përfundim të këtij mandati, mund të them se kam kaluar gati dy vjet e gjysmë të jetës dhe karrierës sime ushtarake në Prishtinë. Ata që kanë shërbyer në këtë mision kanë zhvilluar një lidhje të thellë me Kosovën dhe njerëzit e saj — një lidhje që do ta ruaj gjithmonë”.

Barduani tha se KFOR-i është në mision unik ushtarak në një mjedis kompleks dhe paralajmëroi se këtu edhe një ngjarje e vogël mund të ketë pasoja strategjike, raporton Gazeta Express.

“Mund t’ju siguroj se, nga një këndvështrim pluralist, nga pozitat e mia të mëparshme në të gjithë botën, përfshirë Libanin, Irakun, Afganistanin, ku kam qenë. Këtu, çdo ngjarje e vetme, madje edhe e një madhësie të vogël, çdo veprim i vetëm dhe çdo fjalë e vetme mund të ketë pasoja strategjike në një kontekst që mbetet i qëndrueshëm, por në të njëjtën kohë fragjil”.

Ai tha se edhe pas 26 vitesh, KFOR-i mbetet i palëkundur në përmbushjen e mandatit të tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999: të kontribuojë për një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, pa dallim etnie.

“Sigurisht, shumëçka ka ndryshuar që nga viti 1999. Situata e sigurisë është përmirësuar ndjeshëm dhe prova e prekshme për këtë është fakti se sot madhësia e KFOR-it është reduktuar në më pak se 10% të asaj që ishte dikur. Ky reduktim është vetë dëshmi e progresit. Megjithatë, sfida ende mbeten. Ka çështje të pazgjidhura dhe kjo është arsyeja pse roli i KFOR-it mbetet ende kritik — dhe pse angazhimi ndërkombëtar vazhdon të jetë thelbësor”.

Ai shtoi se NATO mbështet plotësisht dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe KFOR-i luan pjesën e tij në këtë proces.

“Ky dialog është korniza përmes së cilës mund të zgjidhen çështjet e pazgjidhura dhe të gjenden zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Ky është çelësi i stabilitetit afatgjatë. Siç ka theksuar në mënyrë të përsëritur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është thelbësore që të dyja palët të angazhohen në mënyrë konstruktive, të përmbushin zotimet e tyre dhe të tregojnë fleksibilitetin e nevojshëm për të arritur kompromis”.

Barduani më pas rrëfeu pak nga historia personale se si luftërat ndikojnë në jetën e njerëzve.

“Si ushtar, e di se lufta gjithmonë lë plagë të thella. Dhe nuk mund të pushoj pa bërë gjithçka që është e mundur për të mos lejuar që ato të rihapen. Personalisht, më kujtohen tregimet e nënës sime për diskriminimin që pësoi familja jonë për shkak të prejardhjes italiane — së pari gjatë Luftës së Parë Botërore, nën Perandorinë Austro-Hungareze, dhe më pas, në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur ata u dëbuan nga Europa Lindore. Këto kujtime më rikujtojnë pse puna jonë këtu ka një rëndësi kaq të thellë: sepse pas çdo misioni, çdo patrulle dhe çdo negociate, qëndrojnë jetë njerëzish dhe histori që meritojnë dinjitet, paqe dhe siguri”.

JU REKOMANDOJMË

Lladrovci: Të bekuar që e patëm Adem Demaçin, e kujtojmë sa herë kemi dyshime, vështirësi e sfida

Lladrovci: Të bekuar që e patëm Adem Demaçin, e kujtojmë sa herë kemi dyshime, vështirësi e sfida
26/07/2026 - 17:46

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kujtuar veprimtarin e madh Adem Demaçi në përvjetorin e vdekjes së tij. Lladrofci ka shkruar se “Bacën Adem do kujtuar sa herë...

Më shumëDetails

Haxhiu ia ofron Francës ndihmën e Kosovës në përballjen me zjarret

Haxhiu ia ofron Francës ndihmën e Kosovës në përballjen me zjarret
26/07/2026 - 17:06

Ushtruesja e Detyrës së Presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën, brenda kapaciteteve të saj shtetërore, me ndihmë në shuarjen...

Më shumëDetails

Arifi: LVV e ka organizuar një luftë hibride ndaj qytetarëve, me qëllim t’ua shpëlajë trurin

Arifi: LVV e ka organizuar një luftë hibride ndaj qytetarëve, me qëllim t’ua shpëlajë trurin
26/07/2026 - 16:22

Ish-ambasadori Avni Arifi tha se “pothuajse një dekadë propagandë, manipulim, linçim, shpifje e krijim i narrativave të rrejshme nuk kanë qenë spontane”, duke iu referuar llogarisë në Facebook...

Më shumëDetails

Shtohet fluksi i automjeteve nëpër kufijtë e Kosovës, pritje e kolona të gjata në disa pikëkalime

27 vjeçari nga Kosova po kërkohej nga autoritetet Gjermane, kapet nga Policia shqiptare në Morinë
26/07/2026 - 16:07

Fluks i shtuar i automjeteve që presin në pikat e kalimit kufitar raportohet nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, që ka publikuar gjendjen më të fundit nga kufijtë....

Më shumëDetails

“AB Beauty” e Agnesa Behlulit zbulohet duke aplikuar palicencë shërbime invazive për Botox dhe fillerë, gjobitet vetëm 2 mijë euro

“AB Beauty” e Agnesa Behlulit zbulohet duke aplikuar palicencë shërbime invazive për Botox dhe fillerë, gjobitet vetëm 2 mijë euro
26/07/2026 - 15:32

Në Kosovë, ndërhyrjet estetike si Botox dhe fillerët po përhapen me shpejtësi, por një pjesë e madhe e tyre ofrohet jashtë ligjit dhe pa mbikëqyrje profesionale. Përveç aspektit...

Më shumëDetails

Shkon në 29 numri i të lënduarve në sulmin e mbrëmshëm në Berlin, i dyshuari është shtetas gjerman me prejardhje libaneze – ishte dënuar me burg

Shkon në 29 numri i të lënduarve në sulmin e mbrëmshëm në Berlin, i dyshuari është shtetas gjerman me prejardhje libaneze – ishte dënuar me burg
26/07/2026 - 15:27

Aktualisht vlerësohet se 29 persona u lënduan në sulmin e mbrëmshëm në Berlin, njoftoi ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt. Më parë ishte raportuar se 16 persona...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Kajtazi nxjerr shkrimin e gazetës amerikane për “Lule Gjelin”: Është Albin Kurti në tastierë, llumi i arratisur nga vendi i tij

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandal: Inspektorati ia ndalon veprimtarinë e mbjelljes së flokëve klinikës “Trandevue”, zbulon se rreth 300 pacientë morën shërbime të palicencuara

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Skandal: “Intergen” i Serdar e Gulay Ceylaner kapet duke kryer shërbime laboratorike të gjenetikës pa licencë në Kosovë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Zbulohet shuma marramendëse që pritet të fitojë Kristian Prenga nga dueli me Joshuan

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë