Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit me mbi 100 vëzhgues

18/01/2025 - 16:42
në Kryesore, Lajme
A A
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit me mbi 100 vëzhgues
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit me mbi 100 vëzhgues

Lajme

Gazeta Express18/01/2025 16:03
Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian (EU MVZ) ka filluar punën për zgjedhjet parlamentare të Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Gjatë një konference për media, shefja e Misionit të BE-së, Nathalie Loiseau, njoftoi se ky është misioni i shtatë i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Loiseau theksoi se prania e Misionit ka për qëllim të vëzhgojë dhe vlerësojë nëse procesi zgjedhor respekton ligjin e Kosovës, standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e mëhershme.

Misioni, i cili është misioni i vetëm ndërkombëtar me prani afatgjatë për këto zgjedhje, do të përfshijë mbi 100 vëzhgues të shpërndarë në terren.

“Jemi ftuar nga presidentja Osmani me BE që të vëzhgojmë zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Kjo është hera e 7 që BE është duke vëzhguar zgjedhjet në Kosovë. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 janë një zhvillim i rëndësishëm për Kosovën. Janë zgjedhjet e para që po zhvillohen në Kosovë nënë ligjin e ri për zgjedhjet dhe kam kënaqësinë të theksoj që ligji i ri për zgjedhjet ka marr parasysh një numër rekomandimesh të BE-së. Misionin i BE për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe prani e tij në teren ka për synim të vëzhgoj dhe vlerësoj se si procesi zgjedhor e respektin ligjin për zgjedhjet në Kosovë por edhe standarde ndërkombëtare si dhe rekomandimet e më hershme që ne i kemi bërë në mënyrë që të kontribuojmë në një proces zgjedhor kredibil, gjithëpërfshirës dhe transparent. Objektivi është që votuesit të jenë në gjendje të shprehin zgjedhjet e tyre”.

“Prania e Misionit po ashtu thekson mbështetjen e vazhdueshëm të BE për Kosovën që të fuqizoj edhe më teje qeverisjen demokratike. Ne po ashtu e paraqesim këtë rendis edhe në numra. Në momentin e zgjedhjeve do të jeni mbi 100 vëzhgues të zgjedhjeve në Kosovë që do të jenë të shpërndare në teren. Prandaj Misioni i BE-së është i vetmi mision i plotë ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve me prani afatgjate që do të vëzhgoj zgjedhjet parlamentare në Kosovë në këtë vit. Ekipi tashmë ka mbërritur këtu para një jave, këtë javë unë kam ardhur të mërkurën”, ka thënë ajo.

Ajo tha se nga data 19 janar, 18 vëzhgues afatgjatë nga 18 shtete, përfshirë vendet anëtare të BE-së, do të shpërndahen në të gjitha komunat e Kosovës.

Ekipet e vëzhguesve janë të kombinuara për nga aspekti kombëtar dhe gjinor.

Shefja e Misionit nënvizoi se parimet kryesore të vëzhgimit përfshijnë pavarësinë, paanshmërinë dhe profesionalizmin.

“Nesër në mëngjes në ora dhjet ne do sjellim 18 vëzhgues afatgjatë dhe do të shpërndajmë ata nëpër Kosovë. Vëzhguesit afatgjatë janë nga 18 shtete të ndryshme përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Norvegjia dhe Zvicra. Ata do të punojnë në 9 ekipe me nga dy persona që janë të kombinuar për nga aspekti nacional dhe gjinor. Ata do të bëjnë vlerësimin e përgatitjes për zgjedhje dhe do të mbulojnë të gjitha komunat. Vëzhguesit afatgjatë janë të pavarur dhe të anshëm. Janë thelbësor për misionin e BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve për të zhvilluar apo bërë një vlerësim të plotë dhe gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor. Pak para datës së zgjedhjeve misioni do të përforcohet edhe me 36 vëzhgues afatshkurtër. Një delegacion i shtat anëtarëve të parlamentit evropian dhe deri në 36 diplomatë nga shtete anëtare të BE-së, Kanada, Noverigja dhe Zvicra. Parimi themelor I misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve të BE-së janë pavarësia, paanshmëria, konsistenca, qasja afatgjate, profesionalizmi dhe mospërzierja”, ka thënë ajo.

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj: Va*rreza masive në fshatin Kalludër të Zubin Potokut kërkon hetim serioz

Haradinaj: Va*rreza masive në fshatin Kalludër të Zubin Potokut kërkon hetim serioz
29/07/2026 - 20:38

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, deklaron se të pagjeturit janë plaga më e madhe e shoqërisë sonë dhe bardhja e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së...

Më shumëDetails

Pas gjetjes së mbetjeve mortore, reagon djali i kirurgut Adem Ademi: Pas 27 vitesh po afrohemi drejt së vërtetës

Pas gjetjes së mbetjeve mortore, reagon djali i kirurgut Adem Ademi: Pas 27 vitesh po afrohemi drejt së vërtetës
29/07/2026 - 20:14

Pas gjetjes së mbetjeve mortore gjatë gërmimeve në zonën e Kalludrës në Zubin Potok, ka reaguar Erblin Ademi, djali i kirurgut të zhdukur, Adem Ademi, i cili ishte...

Më shumëDetails

Zjarr në një fabrikë në Gjakovë, zjarrfikësit: Flakët u shuan me kohë, nuk raportohet për të lënduar

Zjarr në një fabrikë në Gjakovë, zjarrfikësit: Flakët u shuan me kohë, nuk raportohet për të lënduar
29/07/2026 - 20:08

Sot, njësitë e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë njoftojnë se kanë intervenuar në një zjarr që ka përfshirë pjesërisht fabrikën Daija Metal. Në njoftim thuhet...

Më shumëDetails

Shqipe Pantina: Përparim Rama duhet të jetë kryetari i ri i LDK-së, ka mentalitet fituesi

Shqipe Pantina: Përparim Rama duhet të jetë kryetari i ri i LDK-së, ka mentalitet fituesi
29/07/2026 - 19:53

Kur po hyjmë në 24 orët e fundit para Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së, mbështetësit e shkarkimit të Lumir Abdixhikut duket se tashmë i kanë të qarta synimet...

Më shumëDetails

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, flasin nga Policia

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, flasin nga Policia
29/07/2026 - 19:44

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së martës në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Duhël – drejtimi...

Më shumëDetails

Ujësjellësi “Mitrovica” për incidentin në Pantinë: Ndaj punonjësve tonë është përdorur armë zjarri

Ekskluzive: Pasi KRU Mitrovica shkyçi nga rrjeti pantinasi I.Sh. gjuan me armë në ajër
29/07/2026 - 19:15

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Pantinë ku një person gjuajti me armë zjarri në ajër pasi punëtorët e KRU “Mitrovica” e shkyçën nga rrjeti...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Inspektorati i Punës për rënien e vinçit: Punëtori humbi jetën në vendpunishten e kompanisë “Vllezërit Asllani” me pronar Qazim Asllanaj

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Dyshohet se falsifikoi dokumentet e pesë veturave për t’i regjistruar në Kosovë – arrestohet Armend Sahiti, pronar i autosallonit “Armando” në Vushtrri

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Distancohet familja Gjinovci: Informacionet për lidhje me Arkanin lidhen me anën e dajëve të Rronit, jo me ne

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë