Gjatë ceremonisë, Aleman e cilësoi Çelësin e Qytetit si nderimin më të lartë qytetar që bashkia mund t’i japë një personi.
Sipas tij, ky vlerësim përfaqëson respektin, besimin dhe marrëdhëniet e veçanta mes komunitetit të Mesquite dhe shqiptarëve.
Nderimi për Berishën vjen si vlerësim për kontributin e tij në drejtimin politik të Shqipërisë dhe angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ceremonia në Mesquite merr një tjetër dimension për komunitetin shqiptar në Teksas, duke shërbyer si një simbol i lidhjeve të forta shqiptaro-amerikane dhe i rolit që diaspora shqiptare ka në forcimin e këtyre marrëdhënieve.
Mesquite, është një qytet në periferi të Dallasit, me 150 mijë banorë sipas censusit të vitit 2020.
I njohur zyrtarisht si “Kryeqyteti i Rodeos në Teksas”, qyteti është vlerësuar gjithashtu për hapësirat rekreative dhe gjelbërimin.
Mesquite ka aeroportin e vet dhe është një qendër e rëndësishme ekonomike, ku veprojnë kompani dhe institucione të mëdha si UPS, AT&T, FedEx, Ashley Furniture, Charter Spectrum dhe Eastfield College.













