Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Beteja për mandatet e fundit, kush janë kandidatët që rrezikojnë të humbasin ulësen në Kuvend?

15/06/2026 - 13:30
në Kryesore, Lajme
A A
Beteja për mandatet e fundit, kush janë kandidatët që rrezikojnë të humbasin ulësen në Kuvend?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Numërimi i votave për zgjedhjet e 7 qershorit ende nuk është përmbyllur plotësisht, ndonëse pjesa më e madhe e fletëvotimeve është përfshirë në rezultatet preliminare, përfshirë votat e rregullta në nivel vendi, ato nga përfaqësitë diplomatike dhe një pjesë e votave me postë – të cilat po vazhdojnë të procesohen.

Derisa mbeten për t’u numëruar edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, që mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare të kandidatëve në kufijtë e mandateve, KQZ ka përditësuar se cilët kandidatë aktualisht kanë siguruar ulëse.

Në disa subjekte politike, diferencat mes kandidatëve që aktualisht mbajnë mandatet e fundit dhe atyre që ndodhen menjëherë pas vijës së zgjedhjes numërohen me dhjetëra.

Sipas të dhënave aktuale për ndarjen e ulëseve në Kuvend, panorama politike paraqitet kështu:

Lëvizja Vetëvendosje 

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 51 ulëse në Kuvendin e Kosovës, por gara brenda listës së kandidatëve mbetet ende e hapur në disa pozicione kyçe.

Në zonën e fituesve të mandatit nga kjo parti, katër kandidatët e fundit aktualisht janë Jeton Raka me 14,104 vota, Valon Peci me 14,076 vota, Naim Bardiqi me 13,996 vota dhe Drita Pajaziti me 13,867 vota.

Por, këto pozita nuk konsiderohen ende të sigurta, pasi diferencat me kandidatët që ndodhen menjëherë pas tyre janë shumë të vogla dhe mund të ndryshojnë me numërimin e votave të mbetura.

Në garë të ngushtë për mandat janë edhe Fitim Haziri (13,684 vota), Sylejman Meholli (13,683), Egzon Azemi (13,574), Fjolla Ujkani (13,493), Vigan Qorrolli (13,316), Luan Aliu (13,248), Ilir Qeriqi (13,223).

Partia Demokratike e Kosovës

Në disa raste, renditja brenda listës është ndikuar edhe nga kuota gjinore, siç është rasti te te Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka siguruar 23 ulëse në Kuvend.

Në këtë parti që doli e dyta, kandidatët Hajdar Beqa dhe Xhavit Haliti, ndonëse kanë më shumë vota se Eliza Hoxha, nuk kanë arritur të sigurojnë mandat për shkak të rregullave të përfaqësimit gjinor, të cilat kanë favorizuar Hoxhën.

E njëjta situatë është reflektuar edhe në rastin e Adriatik Berishës, i cili ka më shumë vota se Ariana Musliu-Shoshi, por kjo e fundit ka fituar ulëse për shkak të kuotës.

Megjithatë, pozita e Musliu-Shoshit mbetet ende e ndjeshme, pasi votat e mbetura, përfshirë ato me postë, mund të sjellin lëvizje në fund të listës dhe të ndikojnë në përbërjen finale të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lidhja Demokratike e Kosovës

Te LDK janë të sigurta 19 ulëse.

Kandidatja e 19-të në listë është Jeta Statovci, ndërsa shumë pranë saj mbetet Adelina Thaqi-Meta, e cila është vetëm rreth 240 vota larg, duke e mbajtur të hapur mundësinë për ndryshim në fund të procesit të numërimit.

Aleanca

Edhe Aleanca ka siguruar 7 ulëse në këtë fazë, por për shkak të kuotës gjinore, Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbeten jashtë Kuvendit, ndërsa mandatet aktualisht i kanë marrë Albana Bytyqi dhe Teuta Haxhiu.

Megjithatë, për këtë subjekt pritet një zhvillim i mëtejshëm, pasi Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj kanë paralajmëruar dorëheqje nga mandatet e fituara, çka do të mundësonte hyrjen në Kuvend të Berishës dhe Ramadanit si zëvendësues. /Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Pas marrëveshjes me Iranin, Trump: Rifillon lëvizja e anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Pas marrëveshjes me Iranin, Trump: Rifillon lëvizja e anijeve në Ngushticën e Hormuzit
15/06/2026 - 15:28

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit ka nisur të normalizohet pas arritjes së marrëveshjes kornizë mes...

Më shumëDetails

Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”

Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”
15/06/2026 - 15:11

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka nënshkruar kontratat për realizimin e punimeve për sanimin e skarpateve në autoudhën R7 “Ibrahim Rugova”. Projekti përfshin ndërhyrje në tri lokacione të...

Më shumëDetails

Ish-ministri Endrit Shala dënohet me 2 vjet burgim pasi iu rikualifikua vepra penale në konflikt interesi

Ish-ministri Endrit Shala dënohet me 2 vjet burgim pasi iu rikualifikua vepra penale në konflikt interesi
15/06/2026 - 14:36

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, duke e dënuar me 2 vjet burgim pasi iu ricilësua vepra penale...

Më shumëDetails

Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati

Kush fitoi në Qendrat e Votimit ku votuan kandidatët për kryeministër?
15/06/2026 - 14:13

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura me 7 qershorit. Edhe këtë të hënë po...

Më shumëDetails

Vrasja për emrin e rrugës në Prizren: Kërkohet paraburgim për nënën me dy djemtë e saj

Vrasja për emrin e rrugës në Prizren: Kërkohet paraburgim për nënën me dy djemtë e saj
15/06/2026 - 13:59

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prizren, për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj tre...

Më shumëDetails

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë godet këtë vend

Serbia goditet nga tërmeti
15/06/2026 - 13:20

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 ballë të Rihterit goditi Davao Oriental në Filipinet jugore të hënën. Epiqendra e tërmetit ishte e vendosur 67 kilometra (41 milje)...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • Kaq vota mori Kurti, në Burojën e Hashim Thaçit dhe në Broboniqin e Kadri Veselit

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Beteja për mandatet e fundit, kush janë kandidatët që rrezikojnë të humbasin ulësen në Kuvend?

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Pas bastisjeve dhe hetimeve në Shqipëri, a do të hetohen edhe në Kosovë bizneset e Samir Mane?

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    625 Shpërndaje
    Shpërndaje 250 Tweet 156

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë