Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bislimi: Ç’ka ka të bëjë me avancim të shtetit, e pengon PDK-në

10/12/2024 - 21:08
në Kryesore, Lajme
A A
Bislimi: Ç’ka ka të bëjë me avancim të shtetit, e pengon PDK-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar ndaj deklarimeve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila ka njoftuar se do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese 20 ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës më 5 dhjetor.

Bislimi theksoi se këto veprime janë një përpjekje për të penguar avancimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës, duke përfshirë anëtarësimin e vendit në Zonën e Vetme të Pagesave Evropiane (SEPA).

“Me njoftimin e PDK-së se 20 ligjet e miratuara të enjten e kaluar në seancën e Kuvendit do t’i dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese, dëshmohet qartë që jo vetëm se ky është mjet i tyre për të tentuar ndalimin e hovit të avancimit dhe zhvillimit të shtetit, por edhe se ndihen të kërcënuar nga një shtet që zhvillohet e bën progres.

Në mesin e 20 ligjeve të miratuara më 5 dhjetor, janë edhe tre ligje kyçe për zhvillimin financiar të vendit, të cilat i hapin rrugën anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave Evropiane (SEPA).

Bëhet fjalë për ligjin për bankat, ligjin për shërbimet e pagesave dhe ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e terrorizmit. Ligjet janë të parapara të sjellin më shumë transparencë financiare në vend, përafrim me tregun e Bashkimit Evropian si dhe përfitime të prekshme për qytetarët”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Bislimi e sheh këtë si një përpjekje për të penguar zhvillimin e Kosovës, transparencën financiare dhe uljen e kostove të pagesave ndërkufitare, duke dëmtuar qytetarët dhe ekonominë.

“Anëtarësimi në SEPA do të sjellë dhe një ulje të kostos së pagesave ndërkufitare deri në 55 milionë euro në vit. Ato janë një lehtësim i madh për familjet që pranojnë para nga të afërmit jashtë vendit dhe për bizneset që operojnë me partnerë ndërkombëtarë. Pra PDK-ja po ka qëllim që t’i dëmtojë qytetarët dhe bizneset në koston e të paktën 55 milionë eurove në mënyrë direkte në vit.

Pjesë e seancës së kaluar, e që PDK synon ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, është edhe Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të cilën tashmë PDK po e dërgon për të dytën herë në Kushtetuese.

Ç’ka ka të bëjë me transparencë financiare, e pengon PDK-në. Ç’ka ka të bëjë me ulje të kostos për bizneset dhe qytetarët e pengon PDK-në. Ç’ka ka të bëjë me avancim të shtetit, e pengon PDK-në”, ka shtuar më tutje Bislimi./Indeksonline/

JU REKOMANDOJMË

Thaçi flet për humbjen e babait: Dhimbjen e lotët i përjetova duke parë varrimin në TV

Thaçi flet për humbjen e babait: Dhimbjen e lotët i përjetova duke parë varrimin në TV
04/05/2026 - 22:46

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një një intervistë nga burgu i Hagës për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, foli edhe për humbjen e babait. Ai tha se...

Më shumëDetails

Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar

Pranohen me shkrim dëshmitë e nëntë dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët
04/05/2026 - 22:27

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë nga burgu i Hagës për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Ai tha se procesi i gjykimit ka devijuar, dhe...

Më shumëDetails

“Sokoli, një prej njerëzve të LDK-më të afërt me PDK-në”, Ismaili pas deklaratës së Havollit ‘Rama nën ndikimin e PDK’

Ismaili pyet qeverinë Kurti: Çka qite n’dritë?
04/05/2026 - 22:17

Ish-drejtori i Drejtorisë së Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka deklaruar se është shkarkuar nga pozita e tij nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ku...

Më shumëDetails

“I pastron WC-të e na shet patriotizëm”, Arifi sqaron deklaratën që nxiti reagime

“I pastron WC-të e na shet patriotizëm”, Arifi sqaron deklaratën që nxiti reagime
04/05/2026 - 22:10

Një deklaratë e ish-ambasadorit Avni Arifi në emisionin “Kosova Today” për diasporën ka bërë bujë dhe ka nxitur diskutime të shumta në opinion publik. Arifi, sonte në emisionin...

Më shumëDetails

Irani kryen sulme ndaj anijeve dhe një porti detar, shtrenjtohet nafta në bursë

Irani kryen sulme ndaj anijeve dhe një porti detar, shtrenjtohet nafta në bursë
04/05/2026 - 22:08

Çmimet e naftës të hënën u rritën për rreth 6 për qind, përderisa Irani i shtoi sulmet ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anijeve në Gjirin Persik gjatë...

Më shumëDetails

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me LDK’në në Prishtinë

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me LDK’në në Prishtinë
04/05/2026 - 21:35

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka konfirmuar arritjen e koalicionit me LDK-në për qeverisjen në Prishtinë. “Ka një koalicion, kemi bë koalicionin me z.Rama…”, konfirmoi Ismaili në Pressing...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    354 Shpërndaje
    Shpërndaje 142 Tweet 89
  • Feis Com, autolarja vetshërbyese më e madhe në Kosovë gjendet në Mitrovicë, pronari: Gjithmonë në shërbimin tuaj!

    181 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • “Kërcet” dajaku brenda qelive të burgut, humbin jetën dy persona

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Trondit aktivisti Dardan Krasniqi – thotë se Mehdi Musa që sot përkrah Albin Kurtin, dikur u shtronte flija e kingja ushtarëve serbë

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Briki publikon foto nga shtrati, duket kaq provokuese (Foto)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë