Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, qytetarë kanë nisur protestën para selisë së EULEX-it në Fushë Kosovë.
Për shkak të protestës, është bllokuar rruga kryesore Prishtinë–Fushë Kosovë.
Kjo ka shkaktuar bllokim të plotë të qarkullimit në këtë aks rrugor, i cili përdoret edhe për të vazhduar drejt qyteteve të tjera.
Qytetarët që kanë planifikuar të udhëtojnë në këtë drejtim këshillohen të mos nisen në këtë rrugë dhe të përdorin alternativa deri në lirimin e qarkullimit.














