Veriu.info sot ka raportuar se Kryeshefi i ndëmarrjes “Trepça” është liruar nga detyra pas një aktgjykimi të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ku thuhej se ishte zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme.
EKSKLUZIVE: Gjykata anulon vendimin për zgjedhjen e Bashkim Kurtit si kryeshef i Trepçës (DOKUMENT)
Disa orë pas raportimit të Veriu.info, Bordi Mbikqyrës i ndërmarrjes “Trepça” ka njoftuar opinionin se ka liruar nga detyra Bashkim Kurtin dhe ka emëruar U.D. të Kryeshefit, Faton Ahmetin.
Njoftimi i plotë:
Bordi Mbikëqyrës i Ndërmarrjes Trepça Sh.A. njofton opinionin e gjerë publik se ka qenë i përkushtuar në përzgjedhjen e kandidatit më të përgatitur dhe profesional për të udhëhequr ndërmarrjen Trepça Sh.A., natyrisht duke respektuar kushtet dhe kriteret e përshkruara në shpalljen publike.
Megjithatë, Bordi Mbikqyrës është i prirur të respektojë vendimet e gjyqësorit dhe si rrjedhojë në takimin e mbajtur me datë 02.08.2024, bazuar në Vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë C.nr.661/24 ka anuluar e Vendimin e datës 11.01.2024 për përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv.
Me këtë rast, ka liruar nga detyra Kryeshefin Ekzekutiv z. Bashkim Kurti.
Për më tepër, në këtë takim ka analizuar situatën në dhe rreth ndërmarrjes Trepça Sh.A. dhe njëherësh ka emëruar z. Faton Ahmetin U.D Kryeshef Ekzekutiv nga pozita e që ishte duke ushtruar si Zëvendes Kryeshef Ekzekutiv.
Bordi Mbikëqyrësi i Ndërmarrjes Trepça Sh.A. ka falënderuar z. Bashkim Kurti për angazhimin dhe kontributin e dhënë përgjatë kësaj periudhe shumë të rëndësishme për ndërmarrjen Trepça Sh.A.












