Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Cakolli: LVV-ja me rënie në përqindje në të gjitha komunat, LDK-ja dhe AAK-ja me rritje – PDK-ja mbetet stabile

08/06/2026 - 10:15
në Kryesore, Lajme
A A
Cakolli: Problemi me parregullësitë në numërimin e votave janë vetëm ata që i numërojnë, e dosmdoshme të dixhitalizohet procesi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eugen Cakolli nga KDI-ja, ka publikuar një analizë krahasuese të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të fundit me ato të 28 dhjetorit 2025, duke theksuar ndryshime të dukshme në përqindjet e subjekteve politike në nivel komunal.

Sipas tij, përveç dallimeve në numrin e përgjithshëm të votave si pasojë e daljes më të ulët në zgjedhje, të dhënat tregojnë lëvizje interesante në nivel komunash.

Reagimi i plotë:

Përveç dallimeve në numrin e përgjithshëm të votave, që normalisht reflektojnë daljen dukshëm më të ulët në zgjedhjet e djeshme, rezultatet në nivel komune tregojnë edhe disa lëvizje interesante në përqindjet e subjekteve politike.

Nëse krahasohen rezultatet preliminare të zgjedhjeve të djeshme me ato të 28 dhjetorit 2025, sipas tabelës së mëposhtme, dalin disa gjetje interesante:

– 𝐋𝐕-ja𝐕 ka pësuar rënie në përqindje në secilën prej 38 komunave të Kosovës. Ndonëse mbetet partia e parë në shumicën e tyre (31 sosh), rënia është evidente – duke humbur edhe primatin në tri komuna. Rëniet më të theksuara, LVV-ja i ka në Suharekë (-14.54 pikë përqindje), Mamushë (-14.07), Junik (-10.30) dhe Rahovec (-10.23).

– 𝐋𝐃𝐊-ja ka shënuar rritje në përqindje në 35 komuna. Rritjet më të mëdha, LDK-ja i ka në Istog (+10.6 pikë përqindje), Malishevë (+9.2), Junik (+8.6), Suharekë (+8.2) dhe Rahovec (+7.7).

– 𝐏𝐃𝐊-ja duket më stabile, dhe për dallim nga partitë tjera, lëvizjet në shumicën e komunave i ka relativisht të vogla. PDK-ja ka shënuar rënie në 21 komuna, ndërsa në 16 të tjera ka shënuar rritje. PDK-ja ka shënuar rritjen më të madhe në komunën e Malishevës me rreth 22 pikë përqindje – që është lëvizja më e madhe komunale e evidentuar në këto zgjedhje

– 𝐀𝐀𝐊-ja ka rritur përqindjen e votave në 30 komuna, ndonëse në shumicën prej tyre në përqindje simbolike. Rritjet më të mëdha, AAK-ja i ka shënuar në Suharekë (+9.2 pikë përqindje), Deçan (+7.6), Rahovec (+6.5), Junik (+6.2) dhe Gjakovë (+4.5).

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku: LDK-ja riktheu besimin dhe siguroi 20 mandate

Abdixhiku: Kur premtojmë autostradë, bëjmë autostradë, jo vadë e ura për përurim
08/06/2026 - 11:10

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar votuesit, aktivistët dhe qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhje, duke e cilësuar rezultatin si një dëshmi të...

Më shumëDetails

Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në Kuvendin e ri

Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!
08/06/2026 - 11:08

Lista Serbe i ka fituar shumicën e dhjetë ulëseve të rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, tregojnë rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit. Sipas analistit politik...

Më shumëDetails

A votuan ish krerët e UÇK-së në Hagë? – Gjykata Speciale jep detaje

08/06/2026 - 10:57

Dje në Kosovë, janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës, ku të drejtën e tyre për votim vetëm brenda Kosovës kanë votuar 722 mijë e 842...

Më shumëDetails

KQZ përfundon numërimin: Kështu rënditen partitë politike

Dyshimet për manipulimin e votave, aktivizohet Prokuroria në Ferizaj
08/06/2026 - 10:50

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha kutive të votimit në nivel vendi për zgjedhjet parlamentare, me rezultatet e fundit që tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje...

Më shumëDetails

Rrahmani: Pas këtij rezultati, Kurtit i takon vetëm posti i Kryetarit të Kuvendit, në asnjë mënyrë qeveria dhe presidenca

Rrahmani i VV-së: Kurti dhe Rama, të dytë kanë bërë gabime
08/06/2026 - 10:32

Kandidati për deputet, Eman Rrahmani, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës e kanë “shpëtuar vendin nga autoritarizimi”, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Sipas tij, kryeministri në...

Më shumëDetails

Ndërron jetë zyrtari policor

Dy persona arrestohen në Pejë dhe Istog, policia konfiskon armë dhe municion
08/06/2026 - 09:57

Ka ndërruar jetë zyrtari policor Afrim Xhemaili, lajm i konfirmuar përmes një telegrami ngushëllimi nga Sindikata e Policisë së Kosovës. Në mesazhin e saj, Sindikata u ka shprehur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

    Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    352 Shpërndaje
    Shpërndaje 141 Tweet 88
  • Veprim i çuditshëm i Albin Kurtit në ditën e zgjedhjeve

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Halimi i PIPOS: Këtë herë rezultati i Exit Pollit do t’i afrohet shumë realitetit në kuti

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    240 Shpërndaje
    Shpërndaje 96 Tweet 60
  • Kaq ulëse kanë marrë partitë politike në Kuvend, sipas Exit Pollit të Albanian Post

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë