Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë e bën të rrezikshëm Vladimir Putinin? Një fëmijëri pa dashuri dhe ngjashmëria me Hitlerin

26/02/2022 - 20:14
në Kryesore, Lajme, Ndryshe
A A
Çfarë e bën të rrezikshëm Vladimir Putinin? Një fëmijëri pa dashuri dhe ngjashmëria me Hitlerin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pushtimi rus i Ukrainës është një nga tragjeditë më të mëdha të viteve të fundit në Perëndim.

Presidenti rus ka qenë për dekada një nga figurat më me ndikim në politikën botërore, dhe megjithëse shumica e njerëzve e ndjenin se ai ishte një person potencialisht i rrezikshëm, ata kurrë nuk e imagjinonin se ai do të arrinte ekstremet aktuale, aq më tepër duke jetuar në shekullin e 21-të, shkruan albeu.com.

Që nga ky moment, të gjithë pyesin se cila është origjina e atij zemërimi, asaj ambicie të tepruar, asaj mizorie. Sot ju tregojmë çelësat e personalitetit të Vladimir Vladimir Putin.

Një fëmijëri pa prindërit e tij biologjikë

I lindur në Leningrad në vitin 1952, karakteri i vetmuar i liderit të Kremlinit filloi të formohej gjatë fëmijërisë së tij, në të cilën ai duhej të rritej në një familje zëvendësuese, në të cilën e kishin dërguar më parë prindërit e tij biologjikë.

Sipas politologut Stanislav Belkowski, kjo i shkaktoi atij shumë trauma, të cilat e shtynë atë të mos u besonte njerëzve dhe të ndihej rehat vetëm në shoqërinë e kafshëve.

Në fakt, miqtë e vetëm të presidentit rus janë  2 qentë e tij Koni dhe Buffy.

Zakonisht, plagët si mungesa e dashurisë ose vetmia zakonisht mbulohen me një pamje të fortë, me një guaskë fuqie. Kjo vlen edhe për Putinin, i cili shpesh kërkon vëmendje dhe shfaqet si një mashkull dominues sa herë që mundet ose është i interesuar.

Vitet e fundit, ai është parë duke peshkuar me gjoks të zhveshur, duke tundur pushkët, të gjitha për të treguar një imazh të burrërisë, të epërsisë mashkullore.

Një personazh i paepur dhe i plagosur për të cilin Angela Merkel foli tashmë vite më parë: “Ai ka pasur gjithmonë një nevojë urgjente për të treguar se kush është më i fortë”.

Një abuzues?

Rreziqet për të qenë gjithmonë “mashkull dominues” vijnë gjithashtu nga përfshirja në sjellje të keqe madje edhe nga më të dhunshmit.

Në rastin e Putinit, autori gjerman Erich Schmidt-Eenboom pohon se ish-agjenti i KGB-së dhunoi fizikisht ish-bashkëshorten e tij Ludmila gjatë viteve 1980 dhe se sot ai nuk ka asnjë lidhje me të (ata u divorcuan) më pas në vitin 2013. Putin ka dy vajzaMariya, 37-vjec, dhe Ekaterina, 36-vjec.

Veç kësaj, i njëjti autor zbulon një realitet kurioz të Putinit i cili me sa duket, ky i fundit nuk është shumë i dhënë pas seksit: “Seksi dhe jeta seksuale janë krejtësisht të huaja për të”.

Putin dhe Hitleri, dy profile të ngjashme

Nëse Putini është kërcënimi kryesor për Perëndimin tani, në mesin e shekullit të 20-të ishte një lider tjetër që gjithashtu vuri nën kontroll të gjitha kombet e botës, Adolf Hitleri.

Një njeri që ka disa ngjashmëri me presidentin rus, si traumat e fëmijërisë, mungesa e dashurisë dhe kërkimi i jo vetëm fuqisë ekonomike dhe sociale, por edhe fuqisë territoriale.

Kjo histori do ta kishte zanafillën te nostalgjia, sepse për shumë politologë, Putini nuk është gjë tjetër veçse një produkt, produkt i poshtërimit që pësoi Bashkimi Sovjetik nga SHBA-ja në fund të Luftës së Ftohtë.

Vladimir Putin, nga dhimbja në dhunë

Në fund të fundit, është e qartë se i vetmi obsesion i vërtetë i Vladimir Putinit është pushteti, nëpërmjet frikës.

Një njeri që fshihet pas nostalgjisë së kthimit të Rusisë në rëndësinë e saj politike dhe territoriale të kohës së Bashkimit Sovjetik, por që në realitet kërkon vetëm të admirohet dhe të dashurohet. Ky është portreti psikologjik i një prej burrave më të rrezikshëm në botë sot. Përktheu nga Marca /G.D. /albeu.com/

JU REKOMANDOJMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Sul’mohen tre policë në Mitrovicën e Veriut
22/06/2026 - 17:39

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve mashtruese që po qarkullojnë së fundmi përmes SMS-ve, ku në mënyrë të rreme pretendohet...

Më shumëDetails

Macron pas takimit me Ramën: Franca mbështet integrimin evropian të Shqipërisë

Macron pas takimit me Ramën: Franca mbështet integrimin evropian të Shqipërisë
22/06/2026 - 17:28

Pas takimit, Macron ka publikuar një fotografi duke i shtrënguar duart me Ramën para Pallatit Elysee, derisa ka dhënë detaje edhe për temat e diskutuara. Ai ka shkruar...

Më shumëDetails

Besnik Tahiri: Refuzimi i gazit amerikan do të ishte goditje serioze për marrëdhëniet Kosovë–Amerikë!

Tahiri: Po i paguajmë shtrenjtë eksperimentet politike dhe diplomatike të qeverisë Kurti
22/06/2026 - 16:54

Besnik Tahiri, AAK, ka deklaruar për GazetaBlic se refuzimi i gazit amerikan do të ishte një goditje serioze për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës....

Më shumëDetails

Presidenti i Iranit do të vizitojë Pakistanin nesër, thonë mediat iraniane

Presidenti i Iranit do të vizitojë Pakistanin nesër, thonë mediat iraniane
22/06/2026 - 16:19

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian do të vizitojë Pakistanin të martën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tasnim, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga viti 2025,...

Më shumëDetails

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit
22/06/2026 - 15:59

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka bërë të ditur se deri më tani janë paraqitur gjithsej nëntë ankesa nga subjektet politike dhe kandidatët lidhur me zgjedhjet...

Më shumëDetails

Hoti: Refuzimi i gazit amerikan nuk mbështetet në asnjë argument ekonomik, është agjendë e mbrapshtë antiamerikane

Hoti: Kushtetuesja t’i zgjidhë problemet që i ka krijuar vetë- e drejta për të propozuar kandidatin për kryeparlamentar të kufizohet në kohë
22/06/2026 - 15:37

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vlerësuar se refuzimi i gazit amerikan nuk mbështetet në asnjë argument ekonomik. Ai ka bërë me dije se një veprim i tillë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite – dyshohet për dhënie të fajdes

    Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite – dyshohet për dhënie të fajdes

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Hapet thirrja për aplikim për pagesat direkte në bujqësi, Ministria i fron fermerët dhe subjektet e interesuara që të aplikojnë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Dolce e pamëshirshme për ndjekësit, shfaqet si peshk në mes të detit (Foto +16)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Nis me shi dhe bubullima, parashikimi i motit për javën tjetër në Kosovë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë