Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale?

26/01/2025 - 17:49
në Kryesore, Lajme
A A
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenca e Kosovës njoftoi më 25 janar se presidentja Vjosa Osmani është duke punuar për ta themeluar Komisionin Presidencial për Drejtësi Tranzicionale.

Me gjithë iniciativat në të kaluarën, Kosovës i ka munguar një komision i tillë për zbardhjen e së vërtetës dhe fakteve për luftën edhe 25 vjet pas përfundimit të saj, sipas Bekim Blakajt nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Osmani u takua më 25 janar me disa nga shefat e misioneve diplomatike dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Kosovë, të cilët janë të angazhuar në fushën e drejtësisë, dhe pritet të takohet edhe me përfaqësues të tjerë nga organizatat përfaqësuese të viktimave, shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar, për ta finalizuar fillimit sa më të shpejtë të punës së këtij komisioni, sipas njoftimit.

Nisma për themelimin i këtij komisioni buron nga Strategjia për Drejtësi Tranzicionale e Kosovës, sipas Presidencës.

Çka është ky komision?

Qeveria e Kosovës e miratoi vitin e kaluar Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale dhe ndër synimet e strategjisë është edhe themelimi i komisionit presidencial.

Misioni i komisionit është t’i dokumentojë dhe t’i vërtetojë faktet për shkeljet e të drejtave të njeriut në të kaluarën, ta rivendosë dinjitetin e viktimave, ta rrisë vetëdijesimin dhe të kontribuojë në transformimin shoqëror. Ai ka mandat specifik dhe në përfundim të tij duhet ta nxjerrë një raport mbi gjetjet, thuhet në dokumentin e strategjisë.

Blakaj tha se Kosova ende nuk ka ndonjë raport zyrtar për krimet që kanë ndodhur gjatë luftës dhe mbi dëmet e shkaktuara.

“Në përgjithësi, mendoj se në Kosovë nuk është bërë sa duhet në fushën e drejtësisë tranzicionale. Kanë kaluar 25 vjet nga përfundimi i luftës dhe asnjëra nga shtyllat nuk është zbatuar në mënyrën e duhur. E drejta e viktimave në drejtësi nuk është realizuar”, tha Blakaj për Radion Evropa e Lirë.

Edhe një çerekshekull pas përfundimit të luftës, shumë çështje që burojnë nga konflikti ende nuk janë zgjidhur, përfshirë mosndëshkueshmëria për krime lufte, personat e zhdukur që nuk janë gjetur ende, shkeljet e pandëshkuara të të drejtave të njeriut dhe ndarjet etnike.

Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë – i cili vëzhgon gjykimet për krime lufte para gjykatave vendore dhe atyre ndërkombëtar – për 25 vjet janë dënuar rreth 80-85 persona me aktgjykim të plotfuqishëm për krime të kryera në Kosovë gjatë luftës.

Gjatë luftës së viteve 1998 dhe 1999 në Kosovë u vranë më shumë se 13.000 civilë, kryesisht shqiptarë. Sipas Kryqit të Kuq, në Kosovë janë ende 1.612 persona të pagjetur nga lufta.

Sipas Blakajt në fushën e zbardhjes së të vërtetës është bërë edhe më pak.

“Nuk ka pasur institucion shtetëror deri vitin e kaluar, i cili ka qenë kompetent për t’i mbledhur dhe zyrtarisht faktet. Instituti i kaluar nuk ka dhënë kurrfarë rezultati”, tha ai.

Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës ishte krijuar për herë të parë në vitin 2011, megjithatë, ai nuk kishte funksionuar siç duhet dhe i njëjti ishte mbyllur në vitin 2018, kur në krye të Qeverisë ishte Ramush Haradinaj.

Më pas kryeministri Albin Kurti e themeloi Institutin për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, i cili hyri në fuqi në korrik 2023.

Më 2017, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, e inicioi idenë e Komisionit të së Vërtetës dhe Pajtimit. Megjithatë, nisma nuk u realizua pasi Thaçi u dërgua në Hagë në vitin 2021 për t’u gjykuar për dyshimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kush do të jetë i përfshirë?

Sipas dokumentit të strategjisë, Komisioni Presidencial do t’u japë mundësi të gjitha palëve të prekura nga lufta që të angazhohen drejtpërdrejt dhe gjerësisht në mbledhjen e të dhënave për përvojat e tyre.

Komisioni do të ofrojë programe të informimit ose vetëdijesimit dhe mbajtjes së dëgjimeve publike për një sërë çështjesh kyçe, duke i lejuar viktimat nga të gjitha komunitetet e prekura t’i ndajnë rrëfimet e tyre me kombin, sipas dokumentit të strategjisë.

Blakaj theksoi se është e rëndësishme që Komisioni Presidencial të jetë gjithëpërfshirës dhe t’i përfshijë edhe pakicat tjera në Kosovë, në mënyrë që puna e tij të cilësohet e mirëfilltë.

“Nuk do të ishte e dëshirueshme që komisioni të jetë njëkombësi, që të mos i konsultojë komunitetet e tjera, si serbët dhe romët, etj. Për të qenë i suksesshëm një komision i tillë, duhet t’i marrë parasysh interesat e të gjitha palëve. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë raporti përfundimtar i këtij komisioni mund të jetë i papranueshëm nga ndonjë palë, e nëse ndodh kjo, ai mund të cilësohet si komision i dështuar”, tha ai.

Çfarë është drejtësia tranzicionale?

Drejtësia tranzicionale shkon shumë përtej sallës së gjyqit, sepse qëllimi i saj thelbësor është ndërtimi i demokracive të qëndrueshme dhe paqësore përmes përpjekjeve për të vërtetën dhe pajtimin, sipas Qendrës Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale.

Drejtësia tranzicionale i referohet mënyrës se si kombet përballen me shkeljet e të drejtave të njeriut në të kaluarën brenda shoqërive në tranzicion dhe ajo është vendosur në qendër të përpjekjeve për demokratizim nga organizatat ndërkombëtare.

Drejtësia tranzitore mund të funksionojë si një lehtësues efektiv i pajtimit dhe stabilizimit pas konfliktit.

Sipas Qendrës Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale, synimet e drejtësisë tranzicionale përfshijnë: sjelljen para drejtësisë ata që janë përgjegjës për abuzime përmes ndjekjes penale dhe formave jogjyqësore të hetimit (si mekanizmat për kërkimin e së vërtetës); ofrimin e dëmshpërblimeve për viktimat dhe adresimin në një farë mase të nevojave të tyre; transformimin e sistemeve të sigurisë, duke i bërë ato përgjegjëse për shkeljet e kaluara dhe duke larguar abuzuesit e të drejtave të njeriut nga institucionet publike; dhe reformimin e institucioneve publike për të parandaluar përsëritjen e shkeljeve të kaluara. /REL

JU REKOMANDOJMË

Qeveria e dërgoi në Kuvend Ligjin për Gjykatën Speciale, reagon Arian Tahiri: “UÇK-ja duhet të na bashkojë”

Qeveria e dërgoi në Kuvend Ligjin për Gjykatën Speciale, reagon Arian Tahiri: “UÇK-ja duhet të na bashkojë”
02/10/2026 - 23:27

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka përshëndetur vendimin e qeverisë për të dërguar në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara....

Më shumëDetails

Dokument/Qeveria e miraton vendimin, dërgon në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara: “Nuk ka pengesa ligjore”

Dokument/Qeveria e miraton vendimin, dërgon në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara: “Nuk ka pengesa ligjore”
02/10/2026 - 23:21

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka dërguar në Kuvend vendimin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria ka marrë vendim...

Më shumëDetails

Qeveria e miraton vendimin, dërgon në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara

Qeveria e miraton vendimin, dërgon në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara
02/10/2026 - 22:41

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka dërguar në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara. Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria ka marrë vendim që të miratojë kërkesën...

Më shumëDetails

Nagavci: VV-ja nuk ka gisht në shkarkimin e Blerim Isufajt

Nagavci pas aksidentit fatal në Prizren: Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime më të ashpra se ligji aktual
02/10/2026 - 22:30

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka komentuar shkarkimin e Blerim Isufajt nga detyra. Nagavci, në Kanal10 ka thënë se institucionet përkatëse janë të pavarura...

Më shumëDetails

Djali i Adem Demaçit, Shqiptari, gati t’i futet politikës: Me intelektualë të tjerë do përpiqemi ta themelojmë një iniciativë

Djali i Adem Demaçit, Shqiptari, gati t’i futet politikës: Me intelektualë të tjerë do përpiqemi ta themelojmë një iniciativë
02/10/2026 - 22:22

Djali i Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi, ka thënë se është i gatshëm që të bëhet pjesë e politikës. Ai në T7, ka thënë se ai tani është në...

Më shumëDetails

Koci: Pas deklaratës së Von der Leyen jam optimist se nisma e PDK-së mund të kalojë

Koci: Pas deklaratës së Von der Leyen jam optimist se nisma e PDK-së mund të kalojë
02/10/2026 - 21:54

Analisti politik, Melazim Koci, është shprehur pro projektligjit të propozuar nga Partia Demokratike për ndryshimin e Ligjit për Specialen. Ai tha se ndryshimet e propozuara nga kjo parti,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    445 Shpërndaje
    Shpërndaje 178 Tweet 111
  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1547 Shpërndaje
    Shpërndaje 619 Tweet 387
  • Aktore dhe këngëtare zhdukin fotot në studion e Ad Hilës, në videot intime edhe moderatorë dhe biznesmenë

    400 Shpërndaje
    Shpërndaje 160 Tweet 100
  • Media në Shqipëri ngre dyshime serioze se si u shtri biznesmeni nga Shtimja me markete në Shqipëri

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Haradinaj tha se hyri me dhunë në skenë, publikohen momentet e ‘tensionit’ me Ismail Tashollin

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë