Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të cilin po e merr si shembull Kurti?

28/05/2026 - 20:39
në Kryesore, Lajme
A A
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të cilin po e merr si shembull Kurti?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se është “më e mençur” për vendin që të ketë mbrojtje gjithëpërfshirëse apo totale, sesa shërbim të detyrueshëm ushtarak, që kishte premtuar kaherë.

Në këtë drejtim, gjatë një konference për media më 28 maj, ai përmendi modelin e Finlandës dhe vendeve baltike.

“Një model që i ngjan atij të Finlandës dhe vendeve baltike, ku ti nuk e bën ushtrinë një grumbull të madh njerëzish, që mandej duhet ta strukturosh e ta pajisësh, por në vend të kësaj përcakton funksione e detyra konkrete dhe vende të caktuara për qytetarët në rast të rreziqeve të ndryshme nga fatkeqësitë natyrore e deri te lufta e armatosur”, tha Kurti.

Kjo nuk është hera e parë që përmendet mundësia e mbrojtjes gjithëpërfshirëse nga Qeveria e Kurtit.

Madje, në shtator të vitit 2024, ekzekutivi kosovar kishte miratuar Programin Kombëtar për Mbrojtje Gjithëpërfshirëse që synon mbrojtjen e shtetit nga kërcënimet, sulmet dhe fatkeqësitë natyrore.

“Qëndrueshmëria kombëtare” synohet që të ndërtohet me këtë program, në mënyrë që shoqëria kosovare të përgatitet “të rezistojë, të reagojë e të rimëkëmbët në raste të fatkeqësive natyrore, apo sulmeve të armatosura”.

“Sistemi ka në thelb mbështetjen që qytetarët ia japin në baza vullnetare ushtrisë sonë, FSK-së, por edhe të kombinuar me strukturat tjera shtetërore”, deklaroi atëherë Kurti.

Afërsisht dy vjet më vonë, Kurti tha se ky model i mbrojtjes totale shoqërohet edhe me aspekte të tjera, përkatësisht me një model për shkollat e mesme që quhet “Edukimi për siguri”, që sipas tij u mundëson të rinjve të mësojnë se si të reagojnë në raste të fatkeqësive natyrore apo konflikteve.

“Do ta kemi edhe rezervën vullnetare. Pra, rezerva vullnetare e cila mundëson që qytetarët e Kosovës që do të bëhen rezervistë të FSK-së t’i kenë pajisjet nga çizmet deri tek arma e tyre në një adresë të caktuar në FSK. Unë besoj se kjo çfarë po bëjmë është shumë më mirë sesa shërbimi i detyrueshëm ushtarak”, tha Kurti më 28 maj.

Kur për herë të parë u përmend si ide mbrojtja gjithpërfshirëse, drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli, i tha Radios Evropa e Lirë se kjo nënkuptonte edukimin e qytetarëve për mbrojtje, pa përjashtuar as stërvitjet praktike.

Megjithatë, Vrajolli deklaroi se pa shërbim të detyrueshëm ushtarak nuk do të mund të funksiononte as koncepti i mbrojtjes gjithëpërfshirëse.

“Këto të dyja, mendoj se janë të pandashme nga njëra-tjetra. Nëse ato nuk bashkohen me njëra-tjetrën, atëherë mendoj se të dyja janë thuajse të pazbatueshme”, u shpreh ai.

Por, çfarë është doktrina e mbrojtjes totale që ka Finlanda, në të cilën u thirr Kurti?

Finlanda, shtet në Evropën Veriore që ndan një kufi të gjatë me Rusinë, për vite të tëra ka në fuqi strategji kombëtare të mbrojtjes.

Doktrina e mbrojtjes totale e Finlandës njihet me emrin Koncepti i Sigurisë Gjithëpërfshirëse, e cila në thelb është strategji për mobilizimin e gjithë shtetit në rast lufte. Ndërkaq, ky vend që është anëtar i NATO-s, ka edhe Strategjinë e Sigurisë për Shoqërinë, që është një evolim i doktrinës fillestare, përkatësisht është një koncept që ka një qasje gjithëpërfshirëse të shoqërisë në krizat ushtarake dhe jo-ushtarake, siç mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo edhe sulmet kibernetike.

“Parimi i mbrojtjes totale të Finlandës nënkupton që mbrojtja jonë varet nga mbështetja e fuqishme nga shoqëria”, tha ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Hakkanen, pas miratimit të një raporti qeveritar të mbrojtjes në dhjetor të vitit 2024.

Modeli i Helsinkit për mbrojtjes ka disa shtylla kyç, sikurse është shërbimi i detyrueshëm ushtarak dhe rezervistët, trajnimi i qytetarëve për reagim gjatë emergjencave dhe krizave, bashkëpunimi mes shtetit dhe shtyllave të tjera shoqërore, sikurse bizneset, luftimi i definformimit, luftimi i sulmeve kibernetike dhe operacioneve hibride.

Finlanda e vlerëson si themel të qëndrueshmërisë së shoqërisë së saj sigurinë gjithëpërfshirëse. Ky koncept është vital për funksionimin e shoqërisë dhe bëhet në bashkëpunim mes autoriteteve, komunitetit të bizneseve, organizatave dhe qytetarëve “në të gjitha rrethanat dhe në të gjitha nivelet”.

Veprimet strategjike, sipas doktrinës, janë një sërë detyrash që bazohen në ligje, dhe të formalizuara përmes marrëveshjeve dhe të shoqëruara me aktivitete vullnetare.

“Kryerja e detyrave në të gjitha situatat e sigurisë kërkon përgatitje dhe përgjigje – me fjalë të tjera, masa për t’u përgjigjur ndaj kërcënimeve”, thotë Komiteti për Siguri i Ministrisë së Mbrojtjes të Finlandës.

Ky komitet thotë se përgatitjet e shoqërisë për raste të ndryshme zvogëlojnë mundësinë që rreziqet të jetësohen.

Individët janë “aktorë kyç në shoqëri. Ata kanë të drejtë kushtetuese për siguri, por po ashtu përgjegjësi që të veprojnë në bazë të aftësive të tyre në atë mënyrë që të rrisin sigurinë në komunitete dhe shoqëri. Respekti i ndërsjellë mes njerëzve është element vital për mbajtjen e shoqërisë”, thotë Komiteti.

Koncepti 72-orësh
Siguria e Finlandës mbështetet në shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të gjithë burrat nga mosha 18-vjeçare, të cilët, në rast të një agresioni ushtarak, do të përfshiheshin në luftë.

Përgatitja e shoqërisë për raste të ndryshme, përfshin trajnime të ndryshme, teksa shteti ka infrastrukturë për mbrojtje civile, përfshirë vendstrehime për sulme me bomba apo sulme bërthamore. Ky shtet ka kapacitet që të strehojë mbi 80 për qind të popullatës në vendstrehime, nëse është e nevojshme.

E gjithë shoqëria përgatitet në mënyrë aktive që të mbështesë ushtrinë, nëse nevojitet, teksa mbajtja e moralit lartë të qytetarëve shihet si element kyç i qëndrueshmërisë së shoqërisë.

Një tjetër aspekt është edhe që në rast të krizave Finlanda të mos paralizohet, në kuptimin që të ketë rezerva të mjaftueshme të produkteve kyç ushqimore, shëndetësore, rezerva të karburanteve etj.

Shembull, në Finlandë, sipas Komitetit për Siguri, është edhe koncepti 72-orësh. Sipas këtij koncepti, qytetarët rekomandohet që të kenë furnizime të mjaftueshme ushqimore, pajisje mjekësore në rast se ka ndërprerje të gjata të energjisë elektrike që do të shkaktonin pengesa në ofrimin e shërbimeve.

“Familjet duhet të përgatiten që t’ia dalin vetë për të paktën tre ditë nëse ndodh kjo. Ata duhet të kenë furnizime ushqimore për tre ditë dhe ilaçe”, thuhet në një njoftim të Komitetit.

Pra, në thelb, kjo doktrinë e mbrojtjes gjithëpërfshirëse e Finlandës parasheh që qytetarët të jenë të trajnuar se si të reagojnë në raste të ndryshme të fatkeqësive natyrore, rreziqeve të tjera apo të luftës dhe të mbështesin shtetin në rast nevoje.

Doktrina e mbrojtjes totale në Finlandë u dizajnua gjatë Luftës së Ftohtë për t’u siguruar që vendi mund t’i bënte ballë një agresioni nga një armik më superior, përmes kombinimit të parandalimit ushtarak, përgatitjes civile, qëndrueshmërisë ekonomike dhe qëndrueshmërisë psikologjike të qytetarëve.

Në dritë të pushtimit rus të Ukrainës, Finlanda u anëtarësua në NATO më 4 prill të vitit 2023./rel/

JU REKOMANDOJMË

Rrahman Rama merr përkrahje të fuqishme në Prishtinë

Rrahman Rama merr përkrahje të fuqishme në Prishtinë
28/05/2026 - 20:28

Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama ka marrë përkrahje të madhe në një tubim që është mbajtur në lagjën ‘’Dardania’’ në Prishtinë. Ai thotë se në çdo...

Më shumëDetails

“Për dikë nanë, për dikë njerkë” – Muharremi reagon për 100 eurot: Sektori privat mbi 1 mijë euro përjashtohet, publiku merr pagë të 13-të

Jeta në Politikë për Një Javë Ditë: Çfarë Mësova?
28/05/2026 - 19:50

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me mënyrën e ndarjes së bonusit prej 100 eurosh, duke ngritur dilema për trajtimin e pabarabartë ndërmjet sektorit privat dhe atij publik....

Më shumëDetails

Arrestohet A.P. i dyshuar për vrasjen mbrëmë në Prishtinë

Arrestohet serbi në Jarinje, dyshohet se i ofroi ryshfet zyrtarit policor
28/05/2026 - 19:47

Një person i dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë është dërguar në mbajtje, pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga...

Më shumëDetails

“Bashkohuni”: Vjosa Osmani hap fushatën e LDK-së me thirrje për unitet kombëtar dhe rikthim te Rugovizmi

“Bashkohuni”: Vjosa Osmani hap fushatën e LDK-së me thirrje për unitet kombëtar dhe rikthim te Rugovizmi
28/05/2026 - 19:29

Me një fjalim të mbushur me simbolikë shtetformuese, emocione politike dhe thirrje për bashkim kombëtar, kandidatja presidenciale e LDK-së, Vjosa Osmani, hapi zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e...

Më shumëDetails

Abdixhiku: Shtesat do t’i rrisim dhe garantojmë me ligj

Abdixhiku: Shtesat do t’i rrisim dhe garantojmë me ligj
28/05/2026 - 18:54

Kandidati për kryeminsitër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur për programin qeverisës dhe zotimet. Abdixhiku ka thënë se shtesat, përfitimet, beneficionet nuk do të jenë...

Më shumëDetails

Abdixhiku premton ndërtimin e centralit me gaz amerikan: 500 megavat energji për Kosovën

Abdixhiku: LDK-ja është trashëgimtare politike e shqiptarit më të madh, Ibrahim Rugovës
28/05/2026 - 18:53

“Do ta ndërtojmë centralin e ri me gaz, edhe atë gaz amerikan – 500 megavat energji për Kosovën”, ky është edhe një nga premtimet e kandidatit për Kryeministër...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    668 Shpërndaje
    Shpërndaje 267 Tweet 167
  • Kështu mund ta gjeni numrin unik identifikues të biznesit (NUI) gjatë aplikimit

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Ky është personi që mbeti i vrarë në therjen me thikë në Mitrovicë (Emri)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Azem Vllasi: Mjer Kosova me këta politikanë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë