Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me situatën në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar si të papranueshme mbylljen e dyerve për deputetët e zgjedhur nga qytetarët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku publikoi një fotografi nga hyrja e Kuvendit, duke shkruar se kjo është “fotografia e një Republike që po mbahet peng nga Albin Kurti”.
“Dyert e Kuvendit të mbyllura për deputetët e zgjedhur nga qytetarët – fotografia e një Republike që po mbahet peng nga Albin Kurti. 16 gusht 2026!”, ka shkruar Çitaku.











