Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çitaku: Për keqardhje që Kurti i ka sjellë raportet me SHBA-të në këtë pikë, e ardhmja euro-atlantike e Kosovës po rrezikohet!

30/06/2023 - 20:53
në Pa kategori
A A
Çitaku: Për keqardhje që Kurti i ka sjellë raportet me SHBA-të në këtë pikë, e ardhmja euro-atlantike e Kosovës po rrezikohet!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ftuar në ‘Blic Interview me Astrit Gashin’ ka folur në lidhje me raportet e kryeministrit Kurti me SHBA-të, në këto momente.

Çitaku tha se është për keqardhje që kryeministri e ka sjellë raportin me aleatin kryesor të Kosovës në këtë pikë.

Ajo tha se në historinë tre-dekadëshe të Kosovës asnjëherë raportet SHBA-Kosovë nuk kanë qenë në këtë pikë.

“E vërteta sipas këndvështrimit tim qëndron diku në mes. SHBA-të janë jashtëzakonisht të investuara në Kosovë dhe në vendin tonë në këto tri dekada përtej ndihmës financiare, përtej mbështetjes së fuqishme politike, diplomatike e ushtarake, SHBA-të kanë vendosur në tavolinë edhe kredibilitetin e tyre si shtet. Kur i kanë prirë ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë, në tavolinë përtej fluturakeve amerikane ka qenë kredibiliteti i SHBA-ve. Kur kanë lobuar për njohjet, përtej fuqisë diplomatike amerikane, në tavolinë kanë qenë garancat e SHBA-ve. Për SHBA-në, Kosova është një projekt i rëndësishëm, i vlefshëm dhe i suksesshëm. Eshtë për keqardhje që kryeministri i Kosovës e ka sjellë raportin me aleatin tonë kryesor në këtë pikë. Edhe në të kaluarën kemi patur momente të mospajtimeve, raporti ynë ka patur momente të rënieve, mirëpo asnjëherë në historinë tre-dekadëshe, raportet mes Kosovës dhe SHBA-ve nuk kanë qenë në këtë pikë. SHBA-të nuk po kërkojnë nga ne të pamundurën, ata nuk kanë bërë tërë këtë investim në Kosovë as për t’ia cënuar sovranitetin dhe as për t’ia dobësuar subjektivitetin ndërkombëtar. Ata kanë patur një kërkesë të thjeshtë që katër kryetarët e zgjedhur, funksionin e tyre përkohësisht  ta ushtrojnë nga objektet alternative . Çfarë ka bërë kryeministri ? Kryeministri i Kosovës e ka reduktuar sovranitetin e Kosovës në tre zyra. Për mua demostrim shumë i fuqishëm i sovranitetit do të ishte pjesmarrje e ushtarëve të Kosovës në ushtrimin më të madh dhe më të rëndësishëm ushtarak në Evropë Defender 2023” tha Çitaku në Blic Interview raporton Gazeta Blic.

Ajo tutje theksoi se Kosova duhet të çlirohet nga ideja që politikën e jashtme ta orientojë varësisht nga relacioni jonë me Beogradin.

“Kjo është në vazhdën e përpjekjeve të SHBA-ve për të nxjerrë Kosovën nga ‘gracka’ dhe nga ‘humnera’ ku po e sjell kryeministri Kurti me qasjen e tij avantureske. Ne përfundimisht duhet të çlirohemi nga ideja që politikën tonë të jashtme ta orientojmë varësisht nga relacioni ynë me Beogradin. SHBA-të e dinë shumë mirë se kush është Serbia, e kanë bombarduar para 20 e ca vitesh. SHBA-të dhe BE-ja e dinë shumë mirë kush është Vuçiqi, ku janë bandat kriminale, ata e dinë saktë se kush është kush. Ne duhet t’u tregojmë se kush jemi ne, për çfarë qëndrojmë ne pavarësisht nga ajo se çfarë bën Beogradi”

“Unë nuk po e kuptoj se për çfarë lloj sovraniteti po flet kryeministri, a është sot Kosova më sovrane në veri se para dy vitesh? Kryeministri duhet ta ketë të qartë se aleancat janë po aq në mos edhe më të rëndësishme se sovraniteti. Nëse asgjë tjetër, ndërhyrja e paprovokuar e Rusisë në Ukrainë e ka dëshmuar këtë. E kemi parë se kryeministri dëshiron ta imitojë Zelenskyn por le ta pyesë atë se sa janë aleancat e rëndësishme, me çfarë po mbrohet Zelensky., me retorikë boshe apo me makineri ushtarake që po vjen nga vendet aleate . Pra Kosova duhet të jetë shumë më e pjekur dhe më e përgjegjshme”

Çitaku tha se e ardhmja euro-atlantike e Kosovës po vihet në rrezik për një grusht vota.

“Me keqardhje e them se e ardhmja euro-atlantike e Kosovës po vihet në rrezik për një grusht vota. Nuk ka me iu desht pushteti askujt, as Albin Kurtit, as PDK-së nesër e askujt në Kosovë nëse e rrënojnë aspiratën euroatlantike të Kosovës” deklaroi Çitaku raporton Gazeta Blic.

JU REKOMANDOJMË

Rasti në Gjilan: Një muaj paraburgim për kryefamiljarin, gjykata zbulon si ndodhi gjithçka

Rasti në Gjilan: Një muaj paraburgim për kryefamiljarin, gjykata zbulon si ndodhi gjithçka
02/11/2026 - 21:45

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ia ka caktuar masën e paraburgimit Brahim Demirit, i dyshuar për vrasje të rëndë. Demiri dyshohet se e...

Më shumëDetails

Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë, vendosin tela gomëshpues për t’i ngadalësuar autobotet e ujit

Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë, vendosin tela gomëshpues për t’i ngadalësuar autobotet e ujit
31/10/2026 - 18:41

Edhe sot, protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione. Policia dhe protestuesit kanë pasur pak çaste “paqeje”, pasi tubuesit kanë hedhur gurë e molotovë drejt tyre, ndërsa ata...

Më shumëDetails

Nëna e Eronës: Ajo nuk ishte vetëm një emër në lajme, ishte vajza ime – familjet kërkojnë drejtësi për vikt’imat e femicidit

Nëna e Eronës: Ajo nuk ishte vetëm një emër në lajme, ishte vajza ime – familjet kërkojnë drejtësi për vikt’imat e femicidit
31/10/2026 - 18:21

Milihate Cokli, nëna e Erona Coklit, e vrarë nga ish-bashkëshorti në vitin 2024, thotë se kishte kërkuar ndihmë nga institucionet për ta mbrojtur vajzën e saj, por se...

Më shumëDetails

Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit
31/10/2026 - 18:08

Protesta është zhvendosur nga Kryeministria në rrugët e Tiranës. Policia ka nisur ndjekjen e protestuesve, ndërsa këta të fundit kanë hedhur bomba molotovë drejt autobotit të ujit në...

Më shumëDetails

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete
31/10/2026 - 17:56

Mijëra njerëz në të gjithë Gjermaninë u bashkuan me protestat sot, ndërsa një lëvizje e udhëhequr nga të rinjtë, e frymëzuar nga protestat në vende të tjera të...

Më shumëDetails

Pas arrestimit, suspendohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës

Pas arrestimit, suspendohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës
31/10/2026 - 16:58

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të procedojë me suspendimin e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Dr. Gëzim Berisha, pas konfirmimit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Rrihet sërish gazetari i showbizit, Elton Tozaj (Pamje)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Cila ishte marrëveshja me Gjykatën Speciale për atë se si do të dorëzohej Hashim Thaçi në EULEX- flet Çollaku për herë të parë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Nga Moska, Vulin mohon arratisjen, por nuk tregon nëse do të kthehet në Beograd

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë