Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ministrin në detyrë të Bujqësisë, Armend Mujën për situatën në industrinë e qumështit.
Bajrami ka thënë se ‘’aventurat’’ e Mujës kanë dëmtuar këtë industri dhe të tjerat ku prodhohen produkte në Kosovë.
‘’A e dini çfarë dëmi aventurat e ministrit të Bujqësisë i kanë bë prodhimit vendor, dhe nuk po flas këtu vetëm për industrinë e qumështit. Po flas për secilin produkt që prodhohet në Kosovë. Një kompani e madhe edhe mundet nesër me marr avokat më të mëdhenj, edhe e me paditë shtetin, edhe me marrë miliona, edhe me marrë edhe ma shumë siç ka ndodh në të kaluarën, se që ka humbur, në imazh dhe gjëra të tjera, çka bëjnë fermerët e vegjël’’, ka thënë Bajrami në KlanKosova.










