Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çlirim Haziri: Gjykata Speciale ka shkelë në gjak të dëshmorëve

21/09/2026 - 14:53
në Kryesore, Lajme
A A
Çlirim Haziri: Gjykata Speciale ka shkelë në gjak të dëshmorëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Çlirim Haziri, djali i dëshmorit Xhavit Haziri, ka rrëfyer për dhimbjen e familjes së tij, e cila që nga 17 shtatori i vitit 1998 nuk ka informacion për fatin e babait të tij.

Në emisionin “Kosova Today”, Haziri tha se familja vazhdon të presë për zbardhjen e fatit të Xhavit Hazirit, ndërsa theksoi se vitet e pritjes kanë lënë gjurmë të thella te familja.

“Prej 17 shtatorit 1998, baba jem Xhaviti nuk është më në mesin tonë. Unë prej vitit 1998 deri më sot, në vitin 2026, unë dhe familja ime nuk dimë kurrgjë për fatin e tij. Normalisht, jemi njerëz që presim, kemi me prit deri në pafundësi”, u shpreh ai.

Haziri tha se tashmë edhe brezi i ri i familjes po rritet me këtë pritje.

“Ka filluar me mu zbardh mjekra, unë i kam dy fëmijë dhe ata po rriten me pritje. Jemi një familje dhe pjesë e një shoqërie që në vazhdimësi i kanë përjetuar padrejtësitë e mëdha”, deklaroi Haziri.

Ai foli edhe për protestat që ka organizuar në kundërshtim me vendimet e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haziri tregoi se më 15 shtator kishte organizuar një tubim në shesh, me shpresën se dita pasuese do të shënonte një moment të rëndësishëm për UÇK-në.

“Unë e kam organizuar më datën 15 shtator një natë në shesh, me shpresën që mëngjesi i 16 shtatorit ka me qenë një mëngjes i fitores së madhe të UÇK-së, ku bashkërisht kemi pasur mundësi me përcjell krejt në shesh”, tha ai.

Megjithatë, sipas tij, 16 shtatori ishte një ditë e rëndë.

“Fatkeqësisht, 16 shtatori qe një datë ku mendoj që filloi një rrugëtim i ri i Kosovës, qe një dënim i madh për Kosovën, për historinë tonë. Ajo gjykatë, e cila është ndërtuar mbi bazën e historisë, nuk gjykoi mbi bazën e provave e fakteve, por sipas meje gjykoi mbi bazën e diktimeve”, deklaroi Haziri.

Ai shtoi se vendimi i Gjykatës Speciale e ka prekur drejtpërdrejt për shkak të historisë së familjes së tij.

“Ai mëngjes ishte i rëndë. Mua më bëri të dalë aty gjaku i babait. Mendoj që Gjykata Speciale ka shkelë në gjak të dëshmorëve”, u shpreh Haziri.

JU REKOMANDOJMË

Liri, djali i Kadri Veselit në protestën e studentëve kundër vendimit në Hagë

Liri, djali i Kadri Veselit në protestën e studentëve kundër vendimit në Hagë
21/09/2026 - 14:44

Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në protestë mori pjesë edhe Lir...

Më shumëDetails

Nisma e PDK-së për Specialen, ky është qëndrimi i Aleancës?

Nisma e PDK-së për Specialen, ky është qëndrimi i Aleancës?
21/09/2026 - 14:29

Aleanca ka deklaruar se mbështet çdo iniciativë ligjore dhe demokratike që synon vendosjen e drejtësisë në procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë. Në reagimin e saj,...

Më shumëDetails

​Kurti viziton kishën katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York

​Kurti viziton kishën katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York
21/09/2026 - 14:25

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi kishën katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” (Our Lady of Shkodra), në Hartsdale të New York-ut, ku mori pjesë në meshën e së...

Më shumëDetails

Çka po kërkon PDK-ja nga Kuvendi për Specialen? Flet Eman Rrahmani

Rrahmani i VV-së: Kurti dhe Rama, të dytë kanë bërë gabime
21/09/2026 - 13:45

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka shpjeguar nismën ligjore që ka ndërmarrë ky subjekt politik, që dorëzoi sot në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për plotësim-ndryshimin...

Më shumëDetails

Dardan Krasniqi e akuzon Gani Gecin për rastin e veprimtarit Rreci: “Marre, turp, tradhti!”

Dardan Krasniqi e akuzon Gani Gecin për rastin e veprimtarit Rreci: “Marre, turp, tradhti!”
21/09/2026 - 13:34

Ish-ushtari i UÇK-së, Dardan Krasniqi e ka akuzuar publikisht veprimtarin e LDK-së, Gani Gecin, për tentativat që rastin e zhdukjes së ish-aktivistit të LDK-së, Idriz Rrecit, t’ia mveshte...

Më shumëDetails

Përparim Rama iu bashkohet studentëve në marshin për çlirimtarët

Përparim Rama iu bashkohet studentëve në marshin për çlirimtarët
21/09/2026 - 13:15

Ipari i Prishtinës, Përparim Rama i është bashkuar protestës së studentëve në Prishtinë. Ata po marshojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qytetarët mblidhen në shesh, ndjekin live seancën e Speciales në Hagë

    Qytetarët mblidhen në shesh, ndjekin live seancën e Speciales në Hagë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dardan Krasniqi e akuzon Gani Gecin për rastin e veprimtarit Rreci: “Marre, turp, tradhti!”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Policia me një njoftim para protestës për ish-krerët e UÇK-së

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Siguroni ushqime dhe strehim”, SHBA alarm për luftë, Trump kthehet herët nga Camp David

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pas 27 vitesh identifikohen tre veprimtarë të vrarë gjatë luftës, reagon Lutfi Haziri

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë