Janë publikuar pamjet nga momenti i shpërthimit të zjarrit që “përpiu” gjysmën e pallatit 12-katësh në Tiranë, pak ditë më parë.
Sipas videos, flakët kanë nisur nga mbeturinat e një marketi të vendosur në përdhes të pallatit, duke u përhapur me shpejtësi.
Si pasojë e zjarrit të madh i cili shpërtheu të martën e kaluar, 30 banesa u shkrumbuan ndërsa dhjetëra familje mbetën pa strehë, njofton Klankosova.tv.












