Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se ka marrë pjesë në darkën e përbashkët të “Ministrave të Jashtëm të Danubit”, Ministrave të Jashtëm të “Miqve të Ballkanit Perëndimor” dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Në darkë ishte edhe përfaqësuesi i Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe zyrtarë të disa shteteve tjera, përfshirë Serbinë.
Si zakonisht aty u realizua një foto familjare me të gjithë pjesëmarrësit e atij eventi, të cilën Gërvalla e ka publikuar.
Por është zyrtiari i MPJ-së së Serbisë, i cili gjithashtu ishte pjesëmarrës i asaj darke që ka ndërmarrë një veprim. Nikolla Stojanoviq, Sekretar Shteti në MPJ të Serbisë është kujdesur që ta minimizojë, madje edhe ta fshehë pjesëmarrjen e saj në të njëjtën ngjarje. Njëjtë ka vepruar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmanin.
Fotografit që ka vendosur t’i përzgjedhë dhe publikojë në platformën X, Stojanoviq është kujdesur që të mos duket ministrja kosovare Donika Gërvalla e as ministri Osmani.
Në asnjërën nga dy fotot e publikuara, ata të dy nuk duken askund.
Very glad to participate in the EU Strategy for the Danube Region meeting in Vienna, marking the end of the Austrian Championship.
For Serbia and the Western Balkans, this strategy is truly a laboratory for EU integration. By engaging on equal footing with EU member states on… pic.twitter.com/SWwcBdfpEn
— Nikola Stojanovic (@snikola92) June 21, 2024











