Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dekalogu: Çka ka me ndodhë sivjet?

03/01/2023 - 13:25
në Opinione
A A
Halil Matoshi: Albin Kurti nga opozita godiste kundërshtarët ndërsa nga pushteti, gazetarët!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Asociacioni është sot mekanizmi i fundit për ta ruajtur tokën kushtetuese në veri, sëkëndejmi interes vital kombëtar i Kosovës. Albin Kurti është në zor të madh për ta shitur para kosovarëve, prandaj po ngritë tensione krejt të panevojshme dhe të rrezikshme.

Nga Halil Matoshi

Si u gjetën “në lojën me luftë” të presidentit serb Aleksandar Vučić edhe liderët kosovarë? Dhe a ishte interes rus destabilizimi i Kosovës?
Leo Tolstoi thotë: “Lufta është ‘bijë’ e tiranisë.
Vërtet cilat janë sot dhjetë të vërtetat që duhet t’i dijnë kosovarët.

1.
Luftë nuk ka. Sigurinë e Kosovës e garanton fuqishëm ShBA.

2.
NATO (KFOR) është këtu me mandat të qartë, sipas Rezolutës 1244, për nji ambient të sigurt e liri lëvizjeje dhe palët që mund të përplasën do t’i zmbrapsë e çarmatosë. NATO nuk lejon luftë në zonën e saj të kontrollit. Aq më tepër kur Rusia ka ndezur një zjarr në kufijtë e NATO-s.

3.
Të folurit për luftë është papërgjegjshmëni shtetërore nga kushdo që vjen, pra janë zëra të mbytur në shkretëtirë. Retorikat luftarake të shefit të shtatmadhorisë së ushtrisë serbe Mojsilović janë lojëra të Vučić-it, që Prishtina zyrtare të zbrapset nga çfarëdo Operacioni (që Beogradi zyrtar për efekte propagande e trumbetonte si “Oluja”) në veri të Kosovës edhe në të ardhmen. Pra, Beogradi “paralajmëron” faktorin ndërkombëtar se Prishtina e ka këtë synim!? Prishtina as në të kaluarën dhe as tash nuk ka interes për ndonjë operacion përmasash të mëdha në veri. Prishtina nuk mësynë “çlirimin” e Veriut të vendit nga Serbia, e cila zyrtarisht nuk ka bërë inkursion në këtë pjesë të Kosovës, porse synon shtypjën e bandave kriminale atje, që të mundësohet vendosja e sovranitetit të shtetit në territorin kushtetues.

4.
Palët po krijojnê tensione të nivelit të ultë në veri, me mësymje të krijimit të një realiteti të ri, e për forcimin e pozicionit negociues para Marrëveshjës; porse do të ndëshkohet kushdo që provokon konflikt. Pozitën më të fortë negociuese do ta kishte Kosova sikur t’i ruante mekanizmat e saj në veri. Administratën publike, prokurorinë, Gjykatën, policinë, doganat. Porse gabimet e njëpasnjëshme të Qeverisë kosovare krijuan realitetin e ri kur në veri ka më pak Kosovë dhe ajo ishte bllokuar e zënë “jesir” nga “Balvan-Revolucioni” – Revolucioni i trungjeve.

5.
Nuk do të këtë kthim në Kosovë të personelit serb (1000 trupa, simas Vučić) sepse katër funksionet e parapame, simas Rezolutês 1244, janë konsumuar tashmë dhe kanë shpēnë në krijimin e nji realiteti të ri (17 shkurti, 2008 dhe GjND); E kam paralajmëru Qeverinë e Kosovës, më 27 gusht se Serbia do ta aktualizonte këtë kërkesë si formë presioni, para Marrëveshjës, porse NATO nuk do ta lejonte.

6.
Serbia do të pranojë në negociata çdo gjë që nuk e përfshinë njohjën e Kosovës de iure në qendër, por si këmbim detyrohet t’i vendosë sanksione Rusisë.

7.
Asociacioni si zgjidhje kushtetuese do të bëhet sipas Marrëveshjës së vitit 2013 dhe pikës 2 të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese.
Asociacioni është mekanizmi i vetëm kushtetues i Kosovës për integrimin e serbëve të Veriut e për ta ruajtur integritetin territorial të shtetit. Albin Kurti do ta shesë në publik pikërisht si mundësi të fundit për të mos u ndarë pjesa veriore e vendit. “Për shkak të Marrëveshjeve të këqija të Qeverive të kaluara Kosova rrezikoi ta humbas veriun dhe për ta mbrojtur sovranitetin shtetëror, mekanizmi i fundit është Asociacioni.”
Nëse Kurti nuk do ta bëjë, ShBA-ja paralajmëroi së mund ta izolojë Kurtin duke gjetur partnerë të tjerë për këtë.

8.
Në Bruksel, Qeveria e Kosovës është dakorduar për zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve, përfshi Asociacionin (Besnik Bislimi);
Marrëveshja e parë është sjellë në Kuvend nga Qeveria e Kosovës, më 2013 si Marrëveshje Ndërkombëtare dhe ishte ratifikuar si e tillë, me 83 vota plus shumica e dyfishtë. Sëkëndejmi është detyrim ndërkombëtar i shtetit. Diçka që është negociuar dhe pranuar nuk mund të rinegociohet, pa u rikthyër në ‘nul’ ose pa u abroguar sipas të njëjtës procedurë siç është aprovuar.

9.
Kosova e ruan karakterin unik dhe multietnik të shtetit, por me komunat veriore qeverisin serbët si shumicë, përfshi komunitetet pakicë. Ashiqare që nuk mund të qeveriset Leposvić-i nga një trimosh i Lëvizjës Vetëvendosje, as Zubin Potok/u nga Qabra!
Në fuqi është Pako Ahtisaari që mbahet nga tre parimet e panegociueshme: a. nuk ka ndarje të Kosovës, b. nuk ka bashkim me ndonjë shtet tjetër dhe c. nuk ka kthim në gjendjën para 10 qërshorit, 1999. Ndarja e Kosovës e lë të pa objekt Pakon Ahtisaari duke imponuar zgjidhje jokushtetuese, duke krijuar një situatë tragjike për entitetin juridik – politik, shtetin e Kosovës, ngase pa veriun pushon arsyeja e ekzistimit të shtetit kosovar, duke u kthyër tek ideja serbe e ripërkufizimit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

10.
Marrëveshja do të jetë “merre ose leje” simas modelit të Rambouillet-së dhe besohet të nënshkruhet deri në mars 2023. Kosova nuk humbë asgjë, pos që blenë kohë për aleatët e saj – në rrethanat e reja gjeopoitike – për ta tërheqë Serbinë nga orbita ruse, e duke hapur mundësi për anëtarësim në organizmat ndërombëtar. Pranimi i planit Frankie-gjerman (që e mbështet ShBA) e relativizon rolin e ‘Srpska Lista-s’ dhe vendosë demokracinë edhe tek sebët kosovarë e posaçërisht në veri.
Tjerat janë retorika mashtruese. Mos i besoni! Dhe Tolstoy thoshte se kushdo që dëshiron ta kundërshtojë luftën, duhet t’i luftojë tiranët.

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë