Gjykata Themelore e Mitrovicës, e ka shpallur fajtorë dhe e ka dënuar me një vit burgim efektiv zyrtarin e Prokurimit në Komunën e Mitrovicës, Haxhimet Ferati, i akuzuar për keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar.
Aktgjykimi në fjalë, u shpallë të martën nga kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ferati akuzohej se në cilësinë e menaxherit të Zyrës së Prokurimit Publik në Komunën e Mitrovicës, kundërligjshëm ka lidhur aneks-kontratë me operatorin “NTP Tropik” në vlerë prej 200 e 20 mijë euro.
Sipas aktgjykimit, Ferati obligohet të paguaj shpenzimet e procedurës gjyqësore dhe atë 20 euro në emër të paushallit gjyqësor, dhe 50 euro në emër të fondit të viktimave të krimit.
Të ngjajshme
Nuk ofroi arsye bindëse për mungesën e tij në seancë,…
13 Mar, 2024, 16:23
Prokuroria thotë se do të vërtetohet fajësia e zyrtarit të…
16 Jan, 2024, 20:05
Tre gjyqtarë avancohen në Departamentin Special të Gjykatës…
27 Dhj, 2023, 11:09
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 2 tetor 2023, Haxhimet Ferati akuzohet se me datën 19 nëntor 2014, në pozitën e menaxherit të prokurimit publik pranë Drejtorisë së Prokurimit, në Komunën e Mitrovicës, duke shfrytëzuar pozitën e tij dhe duke tejkaluar autorizimet e tij, me qellim të përfitimit të kundërligjshëm të një dobie pasurore për vete ose tjetrin.
Aktakuza thotë se, në kundërshtim me ligjin LPP nr. 04L-042, i akuzuari Ferati ka lidhur aneks- kontratë me Operatorin Ekonomik NTP “Tropik” me të cilin ka pasur kontratë kornize tri vjeçare që nga data 15 prill 2013 e vlefshme deri më 15 prill 2016, me kontratë bazë ka lidhur aneks- kontratën me datën 19 nëntor 2014 në vlerë prej 200 e 20 mijë euro në kundërshtim me nenin 38 të LPP i cili nenë nuk lejon lidhjen e aneks-kontratës në kontratat kornize.
Me këto veprime, sipas aktakuzës i akuzuari Ferati ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal./BetimipërDrejtësi
______
Po kush qendron operatori ekonomik NTP Tropik?
Veriu.info ka hulumtuar në regjistrimin e Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, ku ka gjetur se pronar i kësaj kompanie është Ismail Shabani nga Mitrovica.
Sipas pretendimeve të prokurorisë, dyshohet se komuna e Mitrovica ka lidhur kundërligjshëm aneks-kontratë me biznesin Ismail Shabani B.I. me emër tregtar N.T.P. “Tropik”, duke i dhënë kësaj kompanie punë 220 mijë në mënyrë të kundërligjshme.
Kompania N.T.P. “Tropik” nuk është e panjohur për mitrovicasit, pasi që ajo në vitin 2016 kishte nënshkruarn kontratë për marrjen e një prone të paluajtshme në mes të qytetit të Mitrovicës për parking në afat prej 15 vitesh, ku sipas projektit dhe kontratës së nënshkruar ishte paraparë të ndërtohet parking dykatësh nën tokë, por që në vitin 2018 kishte kërkuar revidimin e Lejes Ndërtimore, duke i mundësuar vetëm një kat ndërtimi nën tokë./Veriu.info