Zgjidh gjuhën
sq Albanian
Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare të Kuvendit
Viber Icon
INDEKSONLINEE Enjte, 15 Tetor 2026 12:36
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, e cila është duke u mbajtur.
Ata nuk kanë dhënë ndonjë sqarim lidhur me arsyet e largimit nga salla.
Në momentin kur deputetët e PDK-së lëshuan seancën, Kuvendi ishte duke shqyrtuar pikën e rendit të ditës për përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.













