Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka uruar ish presidentin Hashim Thaçi në ditën e Presidentit.
Lushtaku në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se askush më shumë nuk meriton të përmendet, sesa Presidenti i të gjitha proceseve, Hashim Thaçi.
Postimi i plotë:
Urime Presidenti jonë historik Hashim Thaçi!
Në ditën e Presidentit, askush më shumë nuk meriton të përmendet, sesa Presidenti i të gjitha proceseve, Hashim Thaçi.
Sepse liria, pavarësia dhe shtetndërtimi janë etapat reale që e bëjnë një lider të suksesshëm, i cili nderohet nga miqtë e nga populli!