Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar ashpër kryetarit të komunës së Prishtinës Përparim Rama pasi ky i fundit u ankua se Prokuroria po e thërret shpesh në hetuesi drejtoreshën e Investimeve Kapitale, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kërçeli i ka thënë se nuk është faji i askujt që drejtorët po intervistohen pasi siç tha ai një shportë e vogël mbeturinash për park është paguar 1,200 euro.
“Cilën kontratë ke dëshirë ta shpalosim, në mënyrë që qytetarët e kryeqytetit ta shohin dhe të gjykojnë vetë?” – shkruan deputeti Kërçeli.
Ai në fund i është drejtuar Ramës se ende po pret përgjigje ndaj kërkesë për qasje në projektin e sheshit “Xhorxh Bush”.
Postimi i plotë:












