Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dështon gjykimi ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve të aku;zuar për kri;m të organizuar dhe vepra tjera penale

13/12/2024 - 13:04
në Lajme
A A
Dështon gjykimi ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve të aku;zuar për kri;m të organizuar dhe vepra tjera penale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për shkak të mungesës së të akuzuarit Sheremet Jashari, të premten në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka dështuar të mbahet gjykimi, ku bashkë me Jasharin për krim të organizuar dhe vepra tjera penale po akuzohen Sami Lushtaku, Rrustem Rukolli, Rexhep Gjota, Fatmir Mjaku, Ismet Haxha dhe Skender Tahiri.

Gjykatësi Valon Kurtaj, bëri të ditur se ndaj të akuzuarit Jashari, Gjykata do të lëshojë urdhëresë për sjellje me detyrim në seancën e ardhshme.

“Meqenëse nuk kemi kushte me u mbajt shqyrtimi, seanca e caktuar është e caktuar më 23 dhjetor. Për këtë të pandehur (Sheremet Jashari) do të lëshojë urdhëresë”, tha gjykatësi Valon Kurtaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, edhe seanca e datës 8 tetor 2024 kishte dështuar në mungesë të akuzuarve Fatmir Mjaku dhe Sheremet Jasharit.

I akuzuari Sami Lushtaku tha se Jashari nuk ka arsye të mungojë dhe se gjithmonë ka qenë prezent në gjykim.

Më pas, prokurorja speciale, Florije Salihu-Shamolli propozojë që ndaj të pandehurit Jashari të veçohet lënda.

Mirëpo, gjykatësi Kurtaj tha se nuk mund të veçohet lënda ndaj tij pa i ditur arsyet pse nuk ka prezentuar në gjykimin e sotëm edhe pse ka qenë i njoftuar për seancën e sotme nga seanca e kaluar.

Gjithashtu gjykatësi Kurtaj tha se gjykimi në këtë rast është tejzgjatur dhe se nuk mund të humbet kohë pakufi, duke shtuar se një rrethanë e tillë i kushton gjykatës dhe palëve në procedurë.

Për të akuzuarit Rrustem Rrukolli, Fatmir Mjaku, Rexhep Xhota, Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani për pikat 16, 17 dhe 18 të aktakuzës, të cilat kanë të bëjnë me pengimin e dëshmitarëve ishte veçuar procedura.

Për këtë pjesë, bashkë me gjashtë të akuzuarit do të gjykohen edhe Sami Lushtaku dhe Ismet Haxha, të cilët gjithashtu do të gjykohen edhe për pjesën tjetër të aktakuzës, që ka të bëjë me arratisjen nga QKUK-ja.

Për pikat 16, 17 dhe 18 të aktakuzës, Sami Lushtaku, Ismet Haxha, Rrustem Rrukolli, Fatmir Mjaku, Rexhep Xhota, Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani, ngarkohen me veprat penale “Pengimi i dëshmisë apo procedurës zyrtare”, “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pjesëmarrja në grup të organizuar kriminal”.

Në këtë rast së bashku me të njëjtit ishin akuzuar edhe Emrush Thaqi, Shemsi Hajrizi, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Ismet Haxha, Mergim Lushtaku, Dardan Geci, Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, Yll Blakaj, Gzim Ahmeti, Xhevdet Zena, Mervete Hasani Lushtaku, Agim Ukaj, Ismail Dibrani, Sami Gjoka, Nexhib Shatri.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 5 prill 2018, kishte refuzuar kërkesat e mbrojtjes për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, me arsyetimin se kishte vërtetuar se nuk ka parashkrim të veprës penale dhe se mbrojtja nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme për t’i aprovuar ato.

Ndërsa, Gjykata e Apelit, në korrik 2018, kishte refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtjes për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave dhe kishte lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas kësaj gjykate, gjykata e shkallës së parë kishte vepruar drejt kur i kishte refuzuar këto kërkesa, pasi nuk ishin paraqitur asnjëra nga rrethanat e parapara në nenin 250 par.1 nënpar.1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, gjykatësi Shashivar Hoti kishet aprovuar marrëveshjen e të akuzuarës Mirvete Hasani-Lushtaku me Prokurorinë për pranimin e fajësisë ku e njëjta ishte dënuar me 3500 euro gjobë për veprën penale “Lehtësim të arratisjes së personit të privuar nga liria”.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 14 prill 2020 kishte shpallur aktgjykimin në rastin e arratisjes së ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakut dhe të tjerëve nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), e cila kishte ndodhur në vitin 2014, derisa Lushtaku po merrte trajtim shëndetësor, në kohën kur ndodhej në paraburgim në rastin “Drenica”.

Për këtë arratisje nga QKUK, gjykata e kishte liruar nga akuza Lushtakun, por e kishte dënuar me 12 mijë euro gjobë për dy arratisje të tjera që kishin ndodhur më 21 gusht 2015 dhe më 22 shtator 2015.

Përveç Lushtakut, me nga 1 mijë euro gjobë ishin dënuar edhe gardianët të cilët kishin qenë në përcjellje të Lushtakut, Ylber Blakaj, Gëzim Ahmeti dhe Xhevdet Zena.

Ndërsa të gjithë të akuzuarit tjerë, përfshirë edhe djalin e Lushtakut, Mërgim Lushtakun si dhe Emrush Thaqi, Shemsi Hajrizi, Sami Gjoka, Nexhip Shatri, Ismajl Dibrani, Agim Ukaj, Ismet Haxha, Dardan Geci, Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj dhe Argjent Behramaj, ishin liruar nga akuza.

Por, aktgjykimi ndaj të akuzuarit Thaqi dhe Shatri është anuluar nga Gjykata e Apelit. Tutje, Emrush Thaqi dhe Nexhib Shatri ishin liruar në rigjykim nga akuza me aktgjykim të shpallur nga gjykatësi Agim Kuçi.

Prokurori i EULEX-it, Romelu Matues, kishte ngritur aktakuzë ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve më 17 nëntor 2016, të cilët i ngarkon me disa vepra penale e që lidhen me arratisjen e Lushtakut dhe të tjerëve nga QKUK, të cilët ishin dënuar në rastin e njohur si “Grupi i Drenicës”, dhe që në këtë qendër kishin shkuar për të marrë shërbime mjekësore, për shkak të problemeve shëndetësore.

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzohet për disa vepra penale “Arratisje e personit të privuar nga liria”, “Pengim të dëshmisë apo procedurës zyrtare si dhe frikësim gjatë procedurës zyrtare” si dhe për “Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal”. Për arratisjen nga QKUK, akuzohen edhe Sahit Jashari e Ismet Haxha.

Për veprën penale të pjesëmarrjes në grup të organizuar kriminal, akuzohen edhe Ismet Haxha, Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani.

Mërgim Lushtaku, Dardan Geci dhe Mervete Hasani-Lushtaku, akuzoheshin për lehtësim të arratisjes së personave të privuar nga liria. Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, akuzoheshin për veprën penale të ofrimit të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale si dhe lirim i jashtëligjshëm të personave të privuar nga liria.

Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, akuzoheshin për veprën penale pengimi i dëshmisë apo procedurës zyrtare si dhe frikësimin gjatë procedurës penale në bashkëkryerje.

Emrush Thaqi, Shemsi Hajrizi, Sami Gjoka dhe Nexhib Shatri, Ismajl Dibrani, Agim Ukaj akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Gjoka e Shatri, gjithashtu akuzoheshin edhe për falsifikim të dokumenteve dhe lehtësim i arratisjes për personat e privuar nga liria. Kurse, Ylber Blakaj, Gzim Ahmeti dhe Xhevdet Zena, akuzoheshin për lirim të jashtëligjshëm të personave të privuar nga liria.

JU REKOMANDOJMË

Bashkëshorti i Albulena Haxhiut nervoz në “Facebook”, përmend fajde, haraç, privatizim, armiq

Eskalon Burri i Albulena Haxhiut, e quan “vrasës” Përparim Ramën
15/10/2026 - 23:02

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka publikuar një shkrim me tone sfiduese, duke renditur veprime që thotë se nuk i ka kryer. Krasniqi, njëherësh bashkëshorti i Albulena...

Më shumëDetails

Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet

Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet
15/10/2026 - 22:53

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, mohoi se i ka prishur raportet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai në Pressing në T7, tha; “Nuk i kam prishë me...

Më shumëDetails

Rrustemi i VV’së: Ligji për Specialen dhe Presidenti u bënë siç tha e deshti Albin Kurti, për çfarë dorëzimi po flisni

Rrustemi i VV’së: Ligji për Specialen dhe Presidenti u bënë siç tha e deshti Albin Kurti, për çfarë dorëzimi po flisni
15/10/2026 - 22:35

Deputeti i LVV’së, Adnan Rrustemi, ka shkruar se zgjedhja e Presidentit të vendit dhe votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale janë dy gjëra që janë bërë siç ka...

Më shumëDetails

Kurti njofton për vdekjen e mërgimtares nga Amerika me familjarë të saj në aksident në Greqi

Kurti njofton për vdekjen e mërgimtares nga Amerika me familjarë të saj në aksident në Greqi
15/10/2026 - 22:24

Kryeministri Albin Kurti, ka shprehur pikëllimin për vdekjen tragjike të avokates shqiptaro-amerikane Florida Hoxha, bashkëshortit të saj Ian Kirkpatrick, vëllait Florin Hoxha dhe kunatës Eris Canit, të cilët...

Më shumëDetails

Si është e mundur që një arkitekt nuk po mundet të bëjë zgjidhje për komunikacionin? Kështu përgjigjet Përparim Rama

Përparim Rama për mësimin tërëditor: Ky nuk është veç një projekt arsimor, është investim në gjeneratën që po rrit qytetin tonë
15/10/2026 - 22:12

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u pyet në Pressing në T7 se si një “arkitekt nuk po mundet me zgjidhë çështjen e komunikacionit”. Rama tha se një nga...

Më shumëDetails

Gjendet pa shenja jetë një person në Prizren, policia jep detaje

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
15/10/2026 - 21:56

Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai ka bërë të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Qytetari me fotografi të Kurtit në telefon i kërkon ndihmë, Time Kadriaj tregon si iu përgjigj

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Daut Haradinaj thotë se një bashkëpunëtor i Serbisë u takua në Dubai: “E di që AKI-ja po e ndjek”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë