Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dhunën nuk e ndalë dhuna, por edukimi!

30/08/2022 - 16:38
në Opinione
A A
Pse e mbrojta vajzën nga Librazhdi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjakun, nuk e lanë gjaku!

Krimin, nuk e pastron krimi!

Mos kërkoni dënime mesjetare, për askënd. Ata e kanë bërë një krim, por ne mos ta bëjmë të dytin. Kemi ligje, dhe ato nuk mund të tejkalohen.

Shkruan: Zana Avdiu

Kërkesat për varje në shesh, djegie, kastrim e dhunim për të dyshuarit për kryerjen e këtij akti, nuk na bëjnë më të mirë, por, në fakt veç e shpërfaqin mendësinë dhunuese të shoqërisë, që i ka shtyrë këta të djem të rinj drejt krimit. Edhe ata kanë qenë të bindur se dënimi publik është korrekt, dhe kështu e kanë dhunuar një vajzë, në një vend publik dhe pa pikë ndruajte. Pra, ata e kanë dënuar publikisht një vajzë, për mosbindje ndaj tyre, sepse trupi i saj si vajzë, është pronë e atyre, si djem. Po ta mendonin se po bëjnë krim, nuk do ta bënin. Sikur edhe ju që po mendoni, që nuk po bëni krim, teksa po kërkoni dënime mesjetare, ku denigrohet e poshtërohet e bëhet krim, ndaj kryerësve të krimit. E drejta në kohën moderne e shtetin demokratik, e njeh edhe të drejtën e dinjitetit dhe trajtimit human edhe për kryesit e veprave penale.

Gjithashtu, rastet e përdhunimeve edhe të tjerave para këtij, nuk mund t’i shohim si krime të izoluara, por duhet t’i trajtojmë si krime të urrejtjes, që nxiten nga shoqëria. Po, çka është krim i urrejtjes? Krime të urrejtjes janë krimet e motivuara nga jotoleranca dhe paragjykimet për një grup të caktuar apo komunitet, e në këtë rast për paragjykimet e jotolerancën gjinore, ndaj vajzave dhe grave. Dhe, shumë nga ju mund të pyesni se çfarë urrejtje kanë pasur ata djem, kundër një vajze të mitur? Për të kryer një krim të urrejtjes, nuk është e nevojshme që kryesi të ndjejë urrejtje direkt për personin e caktuar, por mjafton që krimi të jetë kryer nga motivi i paragjykuar. E motiv i paragjykuar është se gratë dhe vajzat janë objekte për përdorim nga ana e burrave, dhe kudo që ajo gjendet i detyrohet burrit, në shtëpi a në rrugë, dhe pavarësisht moshës së saj. E gjithashtu, edhe ndëshkimi për gratë a vajzat e pamoralshme dhe të ‘degjeneruara’, që dalin të zhveshura dhe vet nga shtëpia. E duke qenë se ne i mbjellim në mendjen e secilit këtë mendësi, jemi përballë e po përballemi me raste të tilla, makabre, ashtu si edhe me vrasjen e Marigonës nga Ferizaji, Valbonës me të bijën nga Gjakova, përdhunimi dhe vrasja e Donjetës nga Peja, vrasja e një gruaje ne Skenderaj, vrasja mizore e një gruaje lehonë nga Kamenica, vrasja me 15 plumba e një gruaje në Prizren, dhe qindra vrasje të tjera.

Para se të kërkohet varje në shesh, a keni menduar për një moment, se si kanë përfunduar të tillë këta djem? A keni menduar, pse në këto krime janë të përfshirë vetëm djemtë? A nuk është i ngjashëm ky krim me abuzimin seksual të një vajze në klase të parë, e që ka ndodh në oborrin e shkollës? Apo, të gjithë po i konsideroni se krimi iu rrjedh në vena si gjak, e këta djaj të vegjël ti ekzekutojmë? Jo, kjo qasje është e gabuar, sepse këto krime makabër nuk janë veç faji i tyre, por janë pasqyra jonë si shoqëri. Janë frytet e edukimit, që për bazë e ka dominimin e djemve dhe burrave, dhunën e shtypjen për gratë dhe vajzat.

Veç mendoni: lind një djalë, kërset pushka e nis festa, derisa për lindjen e një vajze nis vajtimi. Madje muzikë, feste e dalldisje bëhet për djem edhe për gjana krejt banale, si synetia e tij. E kur i jep aq shumë rëndësi asaj pjese të trupit, normal që e bën përdhunues. Prandaj, edhe përdhunojnë. Hajt, qysh një djalë të të mos dhunojë, kur familja e tij e ka çu peshë një qytet, për synetinë e tij?! Kur krejt farefisnia ka ndje kënaqësi e ia ka hedh valles për të e synetinë e tij, pse ky të të mos dhunojë e të të mos ndjej krenari për atë pjesë të trupit?

Përderisa nuk ndryshojmë çdo gjë në kulturën dhe mendësinë tonë, me këso krime edhe gjatë do të përballemi. Përderisa edhe institucionet shtetërore do nxjerrin rregullore se si duhet të sillen e vishen gratë, edhe gjatë me ngjarje të tilla do të përballemi. Me të ngjashme krime do të përballemi edhe gjatë kohë përderisa gjykatësit e prokurorët e konsiderojnë normale dhunën ndaj grave, dhe dënimet janë minimale. Krime të tilla do të ndodhin për aq kohë sa do ti mësoni djemtë se ata duhet me vendosë për trupin dhe qenien e grave. Ata duhet të vendosin kur ajo të mbulohet e kur të zbulohet, kur duhet të flet e kur të heshtë, kur te dalë e kur të hyjë brenda. Derisa ti mësoni djemtë, se ata edhe mund t’ ia marrin jetën një gruaje, nëse ajo nuk të bindet.

Pra, këta dhunues janë prodhim yni, nuk kanë pikë prej qiellit. Kultura e edukata që ua japim si shoqëri, i ka bërë të tillë. Kriminel pra. Ne, me duart tona e bëjmë dhunues e vrasës një djalë! E, nëse duhet ta ekzekutojmë dikë a diçka në shesh, ajo është mendësia e kultura jonë. Pra, ndaluni së kërkuari gjak, por kërkoni edukim e reflektim. Kërkoni ndryshim rrënjësor të atyre çka i quani vlera të cilat i ruani me fanatizëm, e që në fakt janë antivlera.

Dhunën nuk e ndalë dhuna, por edukimi!

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë